Sigal

Skuadra kryeqytetase ka arritur akordin me skuadren e Seviljës për blerjen e mesfushorit Steven Nzonzi. Marrëveshja midis dy klubeve është arritur pas negociatave të shumta dhe skuadra e Romës do të paguajë 30 milion euro plus bonuse. Mesfushori francez ka mbërritur në Romë dhe pas vizitave mjeksore pritet të firmosë një kontratë 4 vjeçare ku do të përfitojë 3 milion euro në sezon.

Nzonzi është blerja e 12 e Romës këtë merkato verore, dhe skuadra e kryeqytetit është cilësuar si një nga mbretëreshate merkatos në Itali.