Rodrigo Palacio synon të luajë edhe disa vite te Inter

463
Sulmuesi argjentinas i Interit, Rodrigo Palacio është i interesuar të mbetet në skuadrën aktuale edhe për disa vite të tjera.
Rodrigo Palacio është në mesin e lojtarëve që nuk dëshiron të ndërroje skuadër, kurse kontrata aktuale e tij është deri në vitin 2016. Synim i sulmuesit është të luajë edhe për disa vite në Inter e më pas të rikthehet në Argjentinë.
Por për këtë ai ka kërkuar që të këtë një garanci rreth vendit në formacionin e trajnerit Roberto Mancini. 
Sigal