Roberto Mancini: Nuk ka problem me Icardin

569
Menaxheri i Interit, Roberto Mancini, ka deklaruar se nuk ekziston as edhe një problem i vetëm me Mauro Icardin. Kryetarjneri i Serie A ka folur për argjentinasin i cili sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në Serie A, por që këtë sezon nuk është në formë të mirë me 4 gola në 12 ndeshje.

Icardi është një titullar. Nga 15 ndeshje, ai ka luajtur në 12. Unë nuk shoh ndonjë problem, mund të ndodhë që ai të jetë ndonjëherë në bankë sikur të tjerët”. “Ai është pjesë e skuadrës dhe duhet të ketë kujdes me situatën përreth tij. Icardi mund të jetë top golashënuesi jonë, nuk ka probleme”, u shpreh Mancini.
Sigal