Robben mbyll eksperiencën te Bayern, ja skuadra e ardhshme

461
Sigal

Arjen Robben ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, duke përfunduar një karrierë 10-vjeçare me kampionët e Bundesligës.

Duke folur për “Omnisport” gjatë një vizite zyrtare të klubit, Robben tha:

“Është viti im i fundit në Bayern. Kanë qenë 10 vite të bukura, por është koha për ta lënë tani.”-deklaroi 34 vjeçari.

Robben u transferua në “Allianz Arena” në gusht të vitit 2009 nga Reali i Madridit, i cili asokohe firmosi me jashtëtokësorin, Cristiano Ronaldo dhe Rikardo Kaka.

Holandezi e ka shijuar dekadën te Bayern, duke fituar shtatë tituj të Bundesliga dhe katër Kupa Gjermania. Robben do të mbahet mend dhe për golin që rezultoi deciziv në finalen e Champions League, të fituar 2-1 kundër Borussia Dortmund në sezonin 2012-2013. Robben, i cili ka shënuar 98 gola në 198 paraqitje në Bundesligë. Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi presidenti i Bayernit, Uli Hoeness deklaroi se dyshja Robben-Ribery po luajnë sezonin e fundit në Bavari.

Mbetet për t’u parë se kush do të jetë skuadra e ardhshme e Robben, megjithëse ai ka lënë të kuptohet se do të përfundojë karrierën në klubin e qytetit, Groningen.