Rivalitet dhe pesë rekorde të reja në not

702
Sigal

 Nikol Merizaj, Aidi Qyqja dhe Johan Ceka më të mirët e Kampionatit Kombëtar “Indoor 2014”. Aleksandër Ngresi vendos tre rekorde për moshat

Fitore të dyfishta në klasifikimin ekipor të Akademisë “Te Stela” për femra dhe “Teuta Swimming” për meshkuj. Emocione në pishinë 25-metërshe

Nikol Merizaj e Akademisë së Notit “Te Stela” për të Reja dhe të Rritura; Johan Ceka i Teuta Swimming për të Rinj si dhe Aidi Qyqja i “Tirana Delfin Sport” (TDS) për të Rritur u shpallën notarët më të mirë të Kampionatit Kombëtar për të Rinj dhe të Rritur “Indoor 2014”. Këto ishin verdiktet e mëdha të aktivitetit të parë kombëtar organizuar nga Federata Shqiptare e Notit në bashkëpunim më Akademinë “Te Stela”, të zhvilluar në datat 19-20 prill në pishinën e mbyllur 25-metërshe. Në klasifikimin ekipor, fitues e dyfishtë për të Reja e të Rritura fitues doli Akademia e Notit “Te Stela”, ndërsa për të Rinj dhe të Rritur ekipi më i mirë doli “Teuta Suimming” i Durrësit. Në program ishin 46 gara të ndryshme, të ndara sipas katër kategorive: të rinj e të reja; të rritur e të rritura. Garat u zhvilluan në një ambient të këndshëm dhe festive, ndërkohë rivaliteti midis notarëve pjesëmarrës ishte i fortë. Diplomat dhe kupat i merituan më të mirët e aktivitetit. Spikatën për femra notaret Nikol Merizaj, Alesia Daj, Esli Xhoxhaj (Te Stela), Klea Konoplevia (Teuta Swimming), Angi Qerkaxhia, Ana Liko (Nobis), Partricia Cani (Partizani), etj,. Për meshkuj Johan Ceka, Aleksandër Ngresi, Franc Bërdaku (Teuta Sëimming), Aidi Qyqja, Kristi Peçi (TDS), Eduard Cane (Nobis), etj. Edhe në këtë aktivitet nuk munguan thyerjet e rekordeve nga kategoria e moshave të vogla ku e vendosën pesë rekorde të rjeja, me Aleksandër Ngresin e Teuta Swimming i cili ishte dhe protagonisti kryesor me tre rekorde, ndërkohë që Kledi Kadiu deh Sonia Kapedani, po të Teuta Sëimming thyen nga një rekord secili. Kështu për meshkuj, në kategorinë e moshës 10-11 vjeç, Kledi Kadiu (Teuta Sëimming) në 100m shpine me kohen 01.23.44 theu rekordin e Dilan Rekës (01.27.50). Në kategorinë e moshave 13-14 vjeç, notari i talentuar Aleksandër Ngresi vendosi vulën e tij: në 50m shpinë me kohën 00.31.67 theu rekordin e Franc Aleksit 00.32.04 të arritur në Kampionatin Botëror (Turqi) me kohën 16.12.2012; në 100m shpine me kohën 01.09.18 përmirësoi rekordin e vet, ndërkohë që në 200m shpinë me kohën 02.27.20 theu rekordin e Kristi Xhaferrit 02.36.30 të arritur në vitin 2011 (Kupa Mimozës, Herceg Novi). Për femra, në kategorinë e moshës 9-10 vjeç, Sonja Kapedani ( Teuta Swimming) në 100m shpinë me kohën 01.26.07 theu rekordin e Kerolajn Kolës.

KAMPIONATI KOMBËTAR

PËR TË RINJ E TË RRITUR

“Indoor 2014”

Klasifikimi individual

Të Rinj

Joan CEKA (Teuta Sëimming)

Të Reja

Nikol MERIZAJ (Te Stela)

Të Rritur

Aidi Qyqja (TDS)

Të Rritura

Nikol Merizaj ( Te Stela)

KLASIFIKIMI EKIPOR

TË RINJ

Teuta Swimming

TË REJA

Te Stela

TË RRITUR

Teuta Swimming

TË RRITURA

Te Stela

REKORDET

MESHKUJ

Kat 10-11 vjec

 Kledi Kadiu (Teuta Sëimming) ne 100m Shpine me kohen 01.23.44 theu rekordin e Dilan Reka 01.27.50

 Kat. 13-14 vjec

 Aleksander Ngresi (Teuta Swimming) në 50m shpine me kohen 00.31.67 theu rekordin e Franc Aleksit 00.32.04 arritur ne kamp. Boteror Turqi 16.12.2012

Aleksander Ngresi (Teuta Swimming) ne 100m shpine me kohen 01.09.18 thyen rekordin e vet

Aleksander Ngresi (Teuta Swimming) ne 200m shpine me kohën 02.27.20 thyen rekordin e Kristi xhaferrit 02.36.30 arritur ne vitin 2011 -Kupa Mimozes (Herceg Novi)

FEMRA

Kat 9-10 vjeç

Sonja Kapedani ( Teuta Swimming) ne 100m shpine me kohen 01.26.07 thyen rekordin e Kerolajn Kola

 FITUESIT E GARAVE

TË RINJ

(MESHKUJ)

50 m stil i lirë            Deni Baholli       Te Stela        26.04

100 m stil i lirë   Johan Ceka         Teuta Swim. 59.21

200 m stil i lirë   Johan Ceka         Teuta Swim. 2.05.86

400 m stil i lirë   Johan Ceka         Teuta Swim. 4.28.95

50 m bretkosë            Kristi Peçi    TDS                   33.59

100 m bretkosë          Kristi Peçi    TDS                   1.13.86

200 m bretkosë          Kristi Peçi    TDS                   2.45.78

50 m shpinë        Aleksandër Ngresi Teuta Swim     31.67

100 m shpinë             Eduard Cane       Nobis           1.06.67

200 m shpinë             Aleksandër Ngresi Teuta Swim     2.27.20

50 m delfin         Aidi Qyqja          TDS                   27.38

100 m delfin       Aidi Qyqja          TDS                   1.01.95

200 m delfin       Franc Bërdaku    Teuta Swim. 2.35.72

100 m katërnotim             Johan Ceka         Teuta Swim. 1.09.50

200 m katërnotim             Franc Bërdaku    Teuta Swim. 2.35.33

(FEMRA)

50m stil i lirë             Nikol Merizaj     Te Stela        28.54

100m stil i lirë           Nikol Merizaj     Te Stela        1.00.44

200m stil i lirë           Nikol Merizaj     Te Stela        2.11.89

400m stil i lirë           Klea Konoplevia Teuta Suim. 4.59.33

50m bretkosë             Angi Qerkaxhia  Nobis                 40.54

100m bretkosë           Angi Qerkaxhia  Nobis                 1.29.39

50m shpinë                Ana Liko            Nobis                  40.43

100m shpinë              Partricia Cani      Partizani             1.12.48

200 m shpinë             Esli Xhoxhaj      Te Stela              2.48.96

50 m delfin         Alesia Daja  Te Stela              42.60

200 m delfin       Alesia Daja  Te Stela              3.56.21

100 m katërnotim             Nikol Merizaj     Te Stela        1.11.52

200 m katërnotim             Klea Konoplevia Teuta Suim. 2.35.35

TË RRITUR

(MESHKUJ)

50m stil i lirë             Eduard Cane       Nobis           25.29

100m stil i lirë           Eduard Cane       Nobis           56.96

200m stil i lirë           Johan Ceka         Teuta Suim. 2.05.86

400m stil i lirë           Johan Ceka         Teuta Suim. 4.28.95

50m bretkosë             Kristi Peçi    TDS                   33.59

100m bretkosë           Kristi Peçi    TDS                   1.13.86

200m bretkosë           Kristi Peçi    TDS                   2.45.78

50m shpinë                Aleksandër Ngresi Teuta Suim      31.67

100m shpinë              Eduard Cane       Nobis           1.06.67

200m shpinë              Aleksandër Ngresi Teuta Suim      2.27.20

50m delfin                 Aidi Qyqja          TDS                   27.38

100m delfin        Aidi Qyqja          TDS                   1.01.95

200m delfin        Franc Bërdaku    Teuta Suim. 2.35.72

100m katërnotim       Aidi Qyqja          TDS                    1.05.30

200m katërnotim       Aidi Qyqja          TDS                    2.27.10

(FEMRA)

50m stil i lirë             Nikol Merizaj     Te Stela        28.54

100m stil i lirë           Nikol Merizaj     Te Stela        1.00.44

200m stil i lirë           Nikol Merizaj     Te Stela        2.11.89

400m stil i lirë           Klea Konoplevia Teuta Suim. 4.59.33

800m stil i lirë           Mishela Koroveshi Te Stela           11.55.73

50m bretkosë             Angi Qerkaxhia  Nobis                 40.54

100m bretkosë           Angi Qerkaxhia  Nobis                 1.29.39

200m bretkosë           Partricia Cani      Partizani             2.50.45

50m shpinë                Ana Liko            Nobis                  40.43

100m shpinë              Partricia Cani      Partizani             1.12.48

200m shpinë              Esli Xhoxhaj      Te Stela              2.48.96

50m delfin                 Alesia Daja  Te Stela              42.60

100m delfin        Partricia Cani      Partizani             1.15.17

200m delfin        Alesia Daja  Te Stela              3.56.21

100m katërnotim       Partricia Cani      Partizani             1.10.85

200m katërnotim       Klea Konoplevia Teuta Suim. 2.35.35

REZULTATET E STAFETAVE

Të Rinj/ Të Reja

(MESHKUJ)

4x 50m stil i lirë -Teuta Swimming me kohën 1.50.49

4x 100m stil i lirë – Teuta Swimming me kohën 1.00.83

4 x 200m stil i lirë – Teuta Swimming me kohen 8.53.73

4x 50m stil i përzier – Te Stela me kohen  2.03.26

4 x 100m stil i përzier – Te Stela me kohen 4.35.43

(FEMRA)

4x 50m stil i lirë- Ekipi Te Stela me kohen 02.24.81

4x 100m stil i lirë – Ekipi Te Stela me kohen 5.12.93

4 x 200m stil i lirë -Ekipi Te Stela me kohen 11.08.83

4x 50m stil i përzier – Ekipi Te Stela me kohen 2.44.04

4 x 100m stil i përzier – Ekipi Te Stela me kohen 5.53.62

Të rritur/të rritura

(MESHKUJ)

4x 50m stil i lirë – TDS me kohë 1.48.02

4x 100m stil i lirë – TDS me kohën 3.58.72

4 x 200m stil i lirë – Teuta Swimming me kohen 8.53.73

4x 50m stil i përzier – TDS me kohën 2.01.01

4 x 100m stil i përzier – TDS me kohën 4.28.51

(FEMRA)

4x 50m stil i lirë- Ekipi Te Stela me kohën 02.24.81

4x 100m stil i lirë – Ekipi Te Stela me kohën 5.12.93

4 x 200m stil i lirë -Ekipi Te Stela me kohën 11.08.83

4x 50m stil i përzier – Ekipi Te Stela me kohën 2.44.04

4 x 100m stil i përzier – Ekipi Te Stela me kohën 5.53.62

 Nikol Meziraj, dy trofe në një ditë

 Nikol Merizaj e Akademisë së Notit “Te Stela” u shpall notarja më e mirë e aktivitetit, si për të reja ashtu dhe për të rritura, duke fituar dy trofe. 15-vjeçarja, e cila stërvitet nga trajneri i njohur, Sadik Mema, i njohur nga komuniteti i notit me emrin Pupi, “Sigurisht që, jam shumë e emocionuar, për fitimin e dy trofeve. Mora pjesë në garat 50, 100 dhe 200m stil i lirë si dhe katërnotim, në kampionatin kombëtar të organizuar nga Federata Shqiptare e Notit. Jam e gëzuar për rezultatet e mia. Dëshiroj të falënderoj trajner Pupin (Sadik Memën), që më mbështet. Javën e ardhshme do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për të Rinj që do të zhvillohet në Larisa të Greqisë. Shpresoj që, dhe aty të arrij rezultate të mira”, – tha Mezirai për gazetën “Telegraf”. Për Mezirajn këto ishin dy trofetë e parë të saj, pasi ajo ka vetëm dy vjet që ushtrohet si një sportiste në not. “Kam marrë shumë medalje jashtë shtetit, në Maqedoni, përfshirë tre ari, një argjendit dhe një bronzi, por kjo ishte hera e parë që unë shpallesha më e mira e kampionatit”. Është vetëm 15 vjeç, por ajo e ka të qartë atë që synon. “Kam objektiva të mëdha, pasi punoj me një nga trajnerët më të mirë në vend. Shpresoj shumë të arrij rezultate të larta sidomos në ballafaqimet ndërkombëtare, duke nisur nga Kampionati Ballkanik”. Shqipëria e ka tashmë një traditë të mirë ndërkombëtare, ndërkohë që dhe me femra është përfaqësuar rregullisht jo vetëm në aktivitetet ballkanike, por dhe ato europiane e botërore.

Eduard Bërdaku: “Janë frytet e para”

 Eduard Bërdaku është një nga asistentët e trajnerit italian, Euros Pavan, i cili stërvit “Teuta Swimming”, fituesi i dyfishtë për të rinj dhe të rritur në Kampionatin Kombëtar “Indoor 2014” në pishinën e mbyllur 25-metërshe. “U paraqitëm me tetë meshkuj dhe tre femra. Kemi një ekip të ri, që stërvitet nga trajneri italian Euros Pavon prej një viti e gjysmë. Ne jemi tre prindër që kujdesemi për ekipin, unë Gjergj Ngresi dhe Bahri Mujalin, më mbështetjen e Fehmi Alliut. Notarët tanë janë të moshës 12-14 vjeç. Arritëm të zëmë shumë vende të para, shumicën e garave të meshkujve. Një notar yni ka zënë tre apo katër vende të para. Janë të gjithë notarë të perspektivës, por dua të përmend Aleksandër Ngresin, Johan Cekën, Franc Bërdakun, Kledi Kadiu, Klea Konoplevian, Sonja Kapedani, Nagi Golashi. Objektivat tona janë më të mëdha. Besoj se pas dy vjetësh do të marrim fryte të tjera me rezultate më të mëdha”, – tha Eduard Bërdaku për gazëtën “Telegraf”.

Aidi Qyqja: “Jam mësuar me trofe”

 Aidi Qyqja u shpall notari më i mirë për të rritur. “Mora pjesë në katër gara individuale, 50m dhe 100m delfin, gjithashtu edhe 100m dhe 200m katërnotim. Kapa katër vende të para. Garova edhe në katër stafeta me ekipin tim, “Tirana Delfin Sport”, duke u renditur edhe në këto gara të parët si skuadër”. 18-vjeçari Qyqja stërvitet prej tetë vjetësh, qysh kur ai ishte dhjetë vjeç, ndërkohë që para dy vjetësh ai doli sportisti i më i mirë për të rinj. “Kam një dashuri të madhe për ujin. Kam fituar shumë gara, për fëmijë, të rinj dhe tani për të rritur. Po stërvitem shumë fort dhe pretendoj të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku po stërviten Jon Pepaj dhe Sidni Hoxha”, – tha Aidi Qyqja për gazetën “Telegraf”.

Johan Ceka: “Bukur të jesh i pari”

 Johan Ceka i Teuta Swimming nuk i fshehu emocionet pas shpalljes si notari më i mirë për të rinj. “Garova në 200m, 400m stil i lirë dhe 100m katërnotim dhe u rendita i pari. Është shumë bukur të jesh notari më i mirë. Kjo është shpërblimi i një pune të gjatë. Kjo është hera e dytë për mua, që unë nderohem me medalje. Kam marrë medalje edhe në Greqi, në 200m stil i lirë. Punoj me trajnerin italian Euron Pavos. Objektivat e mia për të ardhmen? Të vazhdoj rrugën e nisur, për të qenë midis notarëve më të mirë shqiptare”, – tha notari Ceka për “Telegraf”.

Deni Baholli, notari i perspektivës

 Për 15-vjeçarin Deni Baholli të Akademisë “Te Stela” noti është më shumë se një sport dhe ai e di mirë se, për të qenë ndër më të mirët e këtij sporti duhet shumë punë e sakrifica. Specialistët e konsiderojnë si tepër të talentuar dhe një notar të perspektivës. Ai mban dy rekorde 100m dhe 200m bretkosë të vendosur në Herceg Novi për të rinj. “Mora pjesë në stafetat e stilit të lirë dhe ato të përziera, si dhe në gara individuale. Në 50m bretkosë arrita rezultatin 31.70, ndërsa 50 stil të lirë e bëra 26.04, duke arritur rezultate të mira për të rinj”.

Korçarët rigjejnë fitoren pas tri humbjeve. Partizani thyen Kukësin. Tani, Europa më pranë

 Skënderbeu, fitore me aromë titulli

 Falë fitores ndaj Besës (1-0), e kombinuar kjo dhe me fitoren e Partizanit ndaj Kukësit (1-0), Skënderbeu është shumë afër titullit të katërt rresht kampion i Superligës. Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga përfundimi i sezonit, korçarët janë krijuar një avantazh prej +8 pikësh nda Kukësit të vendit të dytë. Golat vendimtarë në Korçë dhe Tiranë u shënuan nga Pero Pejiç për Skënderbeun dhe Migen Memelli për Partizanin. Fitorja ndaj Besës erdhi pas një serie prej tri humbjesh të korçarëve (Vllazninë, Tiranën e Flamurtarin), ndërkohë që Pejiç u ngjit në kuotën e 15 golave, dy më shumë se ndjekësi Sokol Cikalleshi i Kukësit. Në “Qemal Stafa”, Migen Memelli u tregua edhe njëherë vendimtar me sulmuesin veteran të kuqve që shënoi një tjetër gol me vlerë trepikësh për Partizanin. Goleadori më i mirë Partizanit, Migen Memelli, ktheu në gol një goditje nga Nderim Nexhipi në minutën e 30-të. Fitore arritën edhe Laçi me Teutën (1-0) dhe Flamurtari me Lushnjën (3-2). Në supersfidën Laçi-Teuta vendosi një gol i Valdan Nimanit në minutën e 35-të, që i dha fund serisë pa fitore prej katër ndeshjesh të kurbinasve. Laçi parakalon Teutën në renditje dhe lufton për një vend në Europë. Flamurtari ishte superiore ndaj një Lushnje të dorëzuar, edhe pse vlonjatët fituan me rezultat të ngushtë në “Roza Haxhiu”. Abilaliaj ka zhbllokuar shifrat në minutën e 3-të, duke përvijuar fatin e këtij 90-minutëshi, që ka folur për Flamurtarin. Ardit Shehaj ka dyfishuar rezultatin për të tijtë, para se Gjoni të ngushtojë shifrat në 2-1 në pjesën e parë. Nijaz vulosi golin e tretë (75’). Mihani i çon shifrat në 3-2 në 85’, por vetëm kaq. Të shtunën, Vllaznia fitoi 4-2 me Kastriotin në Krujë, ndërsa Tirana fitoi 3-0 në tavolinë me Bylisin e përjashtuar prej disa javësh nga kampionati. Me Lushnjën dhe Kastriotin thuajse të rënë, Besa është e rrezikuara e madhe për të qenë skaudra e katërt, pasi diferenca aktuale e kavajsve me Tiranën e vendit të 8-të është -5 pikë. Pikërisht, Tirana-Besa (java 32) do të vendosë përfundimisht dhe fatin e kavajsve.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 29

Dje, 20 Prill

Lushnja–Flamurtari 2-3

Golat: Gjoni 40’, Mihani 85’ / Abilaliaj 3’, A.Shehaj 22’, Lena 75’

Laçi-Teuta 1-0

Golat: Nimani 35’

Skënderbeu–Besa 1-0

Golat: Pejiç 54’

Partizani-Kukësi 1-0

Golat: Memelli 30’

Të shtunën, 19 Prill

Kastrioti-Vllaznia 2-4

Golat: Doku 23’, Caca 66’ (11-m)/ Kruja 8’, Tafili 43’, Shtubina 58’, Bushiç 82’

Tirana- Bylis 3-0*

(fitore në tavolinë)

RENDITJA

1     Skënderbeu         57

2     Kukësi         49

3     Partizani             47

4     Laçi                     44

5     Teuta                  42

6     Vllaznia       41

7     Flamurtari           41

8     Tirana          40

9     Besa                    35

10   Kastrioti             29

11   Lushnja        26

12   Bylis                   24

 Vllaznia, kampione për femra

 Vllaznia e Shkodrës është shpallur kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave, për edicionin 2013-2014. Në ndeshjen e javës së fundit, të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, kampionet e reja mundën Dajtin 6-1