Rikthim i bujshëm, Mourinho firmos me skuadrën e re

120

Bashkëpunimi mes RT dhe Jose Mourinho do të vijojë të konsolidohet. Trajneri portugez ka arritur akordin me televizionin rus për të komentuar dhe analizuar ndeshjet e Champions League, duke nisur që në fazën e 1/8-ave të saj. Lajmi u konfirmua nga vetë faqja zyrtare në internet e televizionit rus.

Unë do të flas për futbollin në RT. Çfarë tjetër mendoni se unë do të bëja? “-tha Mourinho në fund të videos promovuese të RT.

Mourinho, i cili u shkarkua nga stoli i Manchester United në dhjetor, punoi me kanalin ndërkombëtar të lajmeve “RT” gjatë Kupës së Botës dhe fitoi 1.7 1millionë paund (400 mijë paund në ditë) për vetëm katër ditë punë në televizor.