Sigal

Carlo Ancelotti është shfaqur i emocionuar në konferencën e parë për shtyp pas rikthimit në Seria A. Strategu italian do ta nisë menjëherë me një provë delikate, pasi nesër në mbrëmje do të sfidojë Lazion në orën 20:30.  Në prag të kësaj ndeshjeje tekniku 59-vjeçar doli në një konferencë për shtyp ku foli për aventurën e tij të re në drejtim të napolitanëve.

“Jam shumë i ngazëllyer. Jam kthyer në Itali pas nëntë vitesh. Kaq shumë ka ndryshuar, por jam i lumtur që jam këtu. Ekipi më ka dhënë shenja inkurajuese. Disa ndeshje miqësore nuk shkuan mirë, por ne po ndryshojmë diçka: kjo skuadër ka bërë shumë mirë në vitet e fundit dhe prandaj është e nevojshme që të ketë pak kohë për të ndryshuar. Do të përpiqem që të bëj një grup të mirë, mund të bëhet edhe më mirë.

Kam bërë disa ndryshime, por mendoj se është diçka e mirë. Do të ndryshojmë interpretimin që i japim lojës. Në miqësoret e zhvilluara na ka munguar ekuilibri, por kemi punuar me të dhe tashmë jemi të sigurt që nesër nuk do ta kemi këtë problem.

Objektivi? Unë kurrë nuk lodhem për të fituar. Më kujtohen më shumë fitore se sa humbje. Shpirti i qenies njerëzore tenton të mbajë zhgënjimet mbi të, por unë nuk jam kështu. Qëllimi ynë është të luftojmë për të tre titujt. Ky ekip ka cilësi. Ka një grup të mirë, të shëndetshëm me cilësi individuale që kombinohen mjaft mirë. Nuk ka nevojë ta përmbysim këtë grup për sa kohë është konkurrues”, deklaroi strategu italian.