Rikthehet Liga e Kampioneve, spikat dueli Mançester-Juventus, Reali kërkon daljen nga kriza

486
Sigal

Pas një pauze 2 javore, luhen sot 8 ndeshjet e para të raundit të 3-të në fazën e grupeve të “UEFA Champions League”

Sot dhe nesër luhen ndeshjet e raundit të 3-të të “UEFA Champions League”. 16 sfidat e kësaj jave janë të vlefshme për fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube. Ditën e sotme luhen 8 takime, ku spikat përballja e grupit H, mes Mançester Junaitid dhe Juventus. Kjo përballje përveç spektaklit, ofron edhe disa detaje të veçanta, pasi do të jetë ndeshja e rikthimit për dy ish lojtarë të këtyre skuadrave. Kristiano Ronaldo rikthehet në atë që ka qenë shtëpia e tij për 6 vite, ndërsa francezi Pol Pogba luan për herë të parë ndaj bardhezinjve si kundërshtar, që kur u largua 2 vite e gjysmë më parë, pas një eksperience 4-vjeçare me Juventusin. Në dy sfidat e para të grupit H, Juventusi ka marrë dy fitore kundër Valencias dhe Jang Bois, dhe një tjetër sukses ditën e sotme në “Old Traford”, do t’i jepte një shtysë të madhe drejt kualifilimit për në fazat me eliminim direkt. Nga ana tjetër, anglezët e Mançesterit, po kalojnë një sezon mjaft të turbulluar, me luhatje të mëdha, ndaj sfida e sotme shihet si një mundësi e mirë për të bërë kthesën e rezultateve. Ekipi i Zhose Murinjos, momentalisht mban vendin e dytë në grup me 4 pikë pas dy ndeshjesh, dhe një fitore përballë Juventusit do t’i jepte kryesimin në renditje. Dy rivalët vijnë në këtë përballje me disa mungesa të rëndësishme, tek Juventusi nuk janë të gatshëm dy mesfushorët gjermanë, Sami Kedira dhe Emre Çan, ndërsa në stërvitjen e djeshme është dëmtuar edhe sulmuesi kroat, Mandzukiç. Megjithatë lajmi më i mirë për trajnerin Alegri, është rikthimi i Ronaldos i cili do të jetë i gatshëm pas pezullimit në ndeshjen e kaluar. “Djajtë e kuq” do të jenë pa sulmuesin Aleksis Sanchez dhe Xhesi Lingard, ndërsa në dyshim është edhe kapiteni Antonio Valencia. Një sfidë tjetër e rëndësishme është ajo mes Real Madrid dhe Viktoria Plzn, e vlefshme për grupin G. Kampionët në fuqi të Realit ndodhen në situatën më të vështirë të tyre prej vitesh, pasi kanë 5 ndeshje pa fituar, me 3 humbje radhazi. Pozitat e trajnerit Lopetegui janë lëkundur shumë, dhe një hap fals në takimin e sotëm, me shumë mundësi do të sillte shkarkimin e tij. Madrilenët po e ndjejnë së tepërmi largimin e ish-liderit të tyre, Kristiano Ronaldo, sepse përveç mungesës së rezultateve, ata kanë vështirësi dhe në gjetjen e golit, pasi në 5 ndeshjet e fundit kanë shënuar vetëm 1 gol. Reali ka 1 fitore dhe 1 humbje në ndeshjet e para dhe do të kërkojë një sukses në ndeshjen përballë Plzn, për të rimarrë kreun e grupit G dhe për tu përgatitur sa më mirë moralisht për “El Klasikon” e fundjavës kundër Barcelonës. Në sfidat e tjera, kampionët e Gjermanisë, Bajerni i Mynihut, do të përballen në transfertën greke me Aek-un, me synimin e marrjes së kreut të grupit pas hapit fals javën e kaluar kundër Ajaksit. Bavarezët, ashtu si Reali, po kalojnë një sezon jo të mirë, me disa rezultate negative radhazi, prej të cilave ka humbur kreun në kampionatin gjerman. Skuadra e dytë Italinë që zbret sot në fushë, është Roma. Kryeqytetasit presin në Olimpiko, rusët e CSKA-së, në një përballje delikate për fatet e grupit G. Kampionët e Anglisë, Mançester Siti, udhëtojnë në Ukrainë për tu përballur me Shaktarin vendas. Situata në grupin F është shumë e ekuilibruar, pasi në dy javët e para, të katër-ta ekipet kanë arritur të marrin pikë, me Lionin që përballet sot me Hofenheimin, momentalisht në kryesim në kuotën e 4 pikëve.

RENDITJA

Grupi A

Skuadra           Nd       Pikë

  1. B.Dortmund2 6
  2. A.Madrid 2 6
  3. Klub Bruzh 2 0
  4. Monako 2 0

Grupi B

Skuadra           Nd       Pikë

  1. Barcelona 2 6
  2. Inter 2          6
  3. Totenhem 2 0
  4. PSV 2 0

Grupi C

Skuadra           Nd       Pikë

  1. Napoli 2 4
  2. Liverpul 2 3
  3. PSG 2 3
  4. Ylli i Kuq 2          1

Grupi D

Skuadra           Nd      Pikë

  1. Porto 2 4
  2. Shalke 2 4
  3. Gallatasarai 2 3
  4. L.Moska 2 0

Grupi E

Skuadra           Nd      Pikë

  1. Ajaks 2 4
  2. Bajern 2 4
  3. Benfika 2 3
  4. Aek 2 0

Grupi F

Skuadra           Nd       Pikë

  1. Lion 2 2
  2. Man.Siti 2 3
  3. Shaktar 2 2
  4. Hofenheim 2 1

Grupi G

Skuadra           Nd       Pikë

  1. CSKA 2 4
  2. Real Madrid2 3
  3. Roma 2 3
  4. Viktoria Plzen2 1

Grupi H

Skuadra                       Nd       Pikë

  1. Juventus 2 6
  2. Man.Utd 2 4
  3. Valencia 2 1
  4. Jang Bois 2 0

NDESHJET

E martë, 23 tetor

Aek-Bajern      18:55

Jang Bois-Valencia18:55

Ajaks-Benfika 21:00

Roma-CSKA  21:00

Hofenheim-Lion21:00

Man.Utd-Juventus21:00

Real Madrid-Plzn21:00

Shaktar-Man.Siti21:00