Sigal

Flamurtari rikthehet tek fitorja, duke mundur 1-0 Tiranën në shtëpi (java e 9-të. Vendos goli i Danilo Alvesh në pjesën e dytë (72′), për t’i dhënë kuqezinjve një sukses shumë të nevojshëm. Në një ndeshje të vakët, ashtu si atmosfera në stadium, ku tifozët duket se ishin trembur nga reshjet e shiut.

Debuton me humbje tekniku Mema në ndeshjen e tij të parë si trajner i bardhebluve. Skuadra e Dajës e menaxhoi mjaft mirë rezultatin dhe në fund mori një tripikësh me shumë vlerë.

Tirana mbetet në kuotën e 8 pikëve pas fazës së parë dhe e sheh veten në një gjendje deri diku kritike, edhe pse Memës i duhet më tepër kohë. Kuqezinjtë ngjiten në vendin e pestë tani me 14 pikë, por më tepër është një sukses që jep oksigjen në Vlorë.