Sigal

Tekniku i Manchester United, Alex Ferguson, pësoi hemoragji në tru muajin e kaluar, shkak për të cilin u detyrua të kryejë një ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.

Pas këtij operacioni ferguson e ka marrë veten dhe i është bashkuar skuadrës para ndeshjes kundër Wolves e cila do të luhet në orën 16:00. Për të festuar rikthimin e tij klubi do të organizojë edhe një festë.

Ferguson u pa i buzëqeshur ndërsa përshëndeti tifozës para hyrjes në stadium.

Në një prononcim për mediet ai tha:

“Është shumë bukur që të rikthehem prapë. Sigurisht që ka qenë një udhëtim i gjatë por unë po bëj hapa përpara. Po veproj siç po më thonë djemtë e mi dhe po ashtu edhe doktorët. Kështu që po, është më të vërtetë diçka e mirë.

Unë jam paksa nervoz, që të jem i sinqertë me ju. Ndoshta pak i tensionuar sepse ndeshja e fundit e Arsenalit ku isha i pranishëm, u luajt në prill. Ka kaluar goxha kohë, por është diçka fantastike që po kthehem. Shpresoj të fitojmë.

Realisht intervistat nuk më mungojnë. Presioni, këta djem të mangët që më bëjnë pyetje pa lidhje. Jo, është fantastike që rikthehem në stadium dhe do jetë diçka emocionale për mua kur takimi të nisë. Ishte me rëndësi të pushoja para rikthimit në klub. E kalova këtë sfidë dhe ndihem i lumtur për mbështetjen”.