Sigal

Shkodranët e Vllaznisë e kanë “inauguruar” në mënyrën më të padëshiruar stadiumin “Loro Boriçi”. Barazimi me komshinjtë nuk është pritur aspak mirë nga tifozeria vendase por edhe nga drejtuesit shkodranë. Ka qenë një takim që, përpos se ka kthyer në “shtëpi” Vllazninë, për herë të parë që nga rënia në kategorinë e parë, sepse ekipi shkodran nuk kishte zhvilluar asnjë ndeshje në stadiumin “Loro Boriçi”, por përpos kësaj “largimi” i Besëlidhjes nga Superiorja që para 11 viteve nuk iu kishte dhënë ndonjë mundësinë të përballeshin së bashku. Barazimi i Vllaznisë në shtëpi dhe fitorja e Erzenit ndaj Dinamos, sikur i ka trazuar “ujërat” në grupin A të kategorisë së Parë. Shkodranët janë ndëshkuar atëherë kur e kishin hipotekuar fitoren, por një gjuajtje e ganezit Camara nga një distancë mbi 25 m ju ka ngrirë “buzëqeshjen” shkodranëve, nga ana tjetër Erzeni me fitoren i ka ulur “kokën” edhe një rivali sikur Dinamo. Duket se Vora me barazimin ndaj Korabit duket se nuk i ka punët mirë.

 

Java e 13

Grupi A Rezultatet

Erzeni- Dinamo                       2-1

Vora-Korabi                            0-0

Shënkolli – Fk Burreli             1-0

Vllaznia-Besëlidhja                 1-1

Iliria-Veleçiku Sot

Klasifikimi Gr A

RENDITJA, KATEGORIA E PARË

Grupi A

Skuadrat          Nd       P

Vllaznia 13 32

Erzeni 13 27

Dinamo 13 21

Besëlidhja 13 19

Korabi 13 18

Shënkolli 13 17

Veleçiku 13 16

Iliria 13 15

Burreli 13 12

Vora 13 6

Java 14 22 Dhjetor 2018

Besëlidhja- Erzeni

Veleçiku-Vllaznia

Korabi-Iliria

Burreli-Vora

Dinamo-Shënkolli