Rikonfirmohet Refik Halili deri në vitin 2021, por edhe borxhet e Tiranës

885
Në prag të ndeshjes së parë të fazës së tretë, te skuadra e Tiranës ka lëvizje financiare, por edhe organizative. Dje janë zhvilluar disa veprime në QKR, duke rikonfirmuar administratorin e saj Refik Halili deri më 26 janar 2021. Në këtë kuadër, u mësua dje se, nga klubi Tirana janë miratuar edhe bilancet financiare të viteve 2014, 2015 e 2016, duke qenë shumë pranë rregullsisë financiare, ku prej vitesh ka pasur parregullsi, sa kjo shoqëri nuk miratonte dot bilancet. Por, edhe pse bardheblutë kanë bërë ndryshime të mëdha në regjistrin e QKR-së, një tjetër problem i ka dalë rrugës, pasi një hotel në Tiranë (Taverna Tafaj), u ka vënë sekuestron e radhës. Një borxh i akumuluar prej gjashtë vjetësh, dje ka dalë në zyrat e gjykatës, duke parë se ai nuk po paguhej nga bardheblutë. Ky është një urdhër ekzekutiv që e detyron Tiranën të kthejë paratë, plus interesat. Ndërkohë, skuadra e Tiranës është duke u përgatitur për sfidën e parë të fazës së tretë. 

Pogradeci-Tirana, një ndeshje delikate për të, duke pasur parasysh ndjekjen që i bën Bylisi i vendit të dytë. Këtë javë rikthehet mbrojtësi Doka, ndërkohë që grupi do të jetë i plotësuar në këtë sfidë.

GRUPI A
Grupi A/ Paly-off
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Besëlidhja-Kastrioti 14:00
Erzeni-Egnatia 14:00
Dinamo pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 22 pikë
2. Egnatia 15 pikë
3. Erzeni 13 pikë
4. Besëlidhja 12 pikë
5. Dinamo 12 pikë

Grupi A/ Play-out
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Vllaznia B-Korabi 14:00
Tërbuni-Besa 14:00
Burreli pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Korabi 12 pikë
2. Besa 11 pikë
3. Tërbuni 10 pikë
4. Vllaznia B 10 pikë
5. Burreli 10 pikë
Faza e tretë

Grupi B/ Paly-off
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 11 mars 2018
Pogradeci-Tirana 14:00
Apolonia-Bylis 14:00 
Tomori (pushim)

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Tirana 23 pikë
2. Bylis 21 pikë
3. Apolonia 16 pikë
4. Pogradeci 14 pikë
5. Tomori 13 pikë

Grupi B/ Play-out
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 11 mars 2018
Shkumbini-Iliria 14:00
Turbina-Shënkolli 14:00
Naftëtari (pushim)

RENDITJA
Skuadrat Nd P
6. Iliria 13 pikë
7. Shënkolli 12 pikë
8. Turbina 8 pikë
9. Shkumbini 8 pikë
10. Naftëtari 4 pikë 
Sigal