Ribery: Karriera ime nuk ka përfunduar, do rikthehem nga lendimi

183
Mesfushori i krahut i Bayern Munchen, Franck Ribery, ka pranuar qe ende nuk e di se kur do ta heq pjesën mbrojtëse ne gjurin te lënduar, por është I bindur qe karriera e tij nuk ka përfunduar.
Ai ka thënë se kjo ëndërr e keqe me lëndimin nuk do ta ndal qe ti kthehet fushës si ne formën e me hershme. Lëndimi I tij ka qene një shtytje me shume te Bayern për blerjen e brazilianit Douglas Costa, I cili supozohet se është sjellë ne Mynih si zëvendësim për Ribery. Kjo ka bërë që të vihet në dyshim karriera e tij, por ai nuk ka dyshim qe shpejtë do te rikthehet ne fushë.
” Nuk e di se kur do ta heq mbrojtësen nëse ende kam dhimbje. Do te shohim,” ka deklaruar 32 vjeçari. “Nuk ka rëndësi nëse jam 20 apo 35 vjeç, ky lëndim nuk ka te bëjë me moshën. Do te rikthehem, kjo është e sigurt.” Ribery ka pasur 15 paraqitje sezonin e kaluar ne Bundës Ligë.