Rezultate të dobëta, shkarkohet trajneri i Partizanit Sulejman Starova

584
Sigal

Bordi drejtuesi i ekipit të Partizanit ka vendosur të shkarkojë trajnerin Sulejman Starova si pasojë e mungesës së rezultateve pozitive. Në 5 ndeshjet e fundit, Partizani ka marrë vetëm 1 fitore. Shkarkimi vjen pas barazimit të Partizanit 1-1 me Teutën, ndërsa në njoftimin e ekipit thuhet se edhe trajneri Starova ka pranuar vendimin. Drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi.

Njoftimi:
Pas barazimit 1 – 1 të arritur në Durrës ndaj Teutës bordi drejtues i klubit zhvilloj mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente. Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit, vendim i cili është pranuar edhe nga traineri Starova. Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi. Një ndryshim i tillë është konsideruar i domosdoshëm nga drejtuesit në kuadër të strategjisë së rinovimit dhe për ti dhënë një impuls pozitiv lojës dhe rezultateve të skuadrës. Klubi falenderon trainerin Sulejman Starova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në klub dhe në drejtimin e skuadrës.