“Revoltohet” Shaqiri: Jam fitues i Champions League, meritoj respekt

461
Sigal

Për momentin është një nga futbollistët më të mirë me origjinë shqiptare dhe këtë gjë e ka treguar duke luajtur futboll në nivele ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për mesfushorin Xherdan Shaqiri, i cili po kalon një formë mjaft të mirë me skuadrën e Liverpool.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Shaqiri i është përgjigjur kritikuesve të tij duke u thënë se meriton më shumë respekt pasi ka fituar Ligën e Kampioneve e ndërsa shpreh dhe mendimin për ish- skuadrën e tij Stoke City, e cila ka rënë nga kategoria.

“Rënia nga kategoria me Stokun ishte një eksperiencë e keqe për klubin dhe për mua dhe unë shpresoj që ata të kthehen përsëri në Premier Ligë sa më shpejt të jetë e mundur. Por pavarësisht asaj që ndodhi, unë jam fitues i Champions League. Dhe unë mendoj se kjo kërkon respekt. Njerzit duhet të kujtojnë ku kam luajtur unë më parë, cilësitë që unë kam dhe ato çfarë unë kam arritur. Unë kam luajtur për skuadrën më të madhe në botë në Mynih dhe përsëri po luaj me një nga ekipet më të mëdha. Kështu që unë nuk ndjej ndonjë presion nga fanella e Liverpulit. Kur kthehem në Mynih, fansat më tregojnë se sa i dashur jam unë atje, dua që kjo të ndodh edhe këtu. Pse jo edhe për herë të dytë?” – u shpreh Xherdan Shaqiri.

Kujtojmë që futbollisti me origjinë shqiptare fitoi çdo titull të mundshëm me skuadrën e Bayernit të Mynihut.