Sigal

Tifozët e Juventusit po mendojnë të bojkotojnë udhëtimin për në San Siro. Milani do të ndeshet me Juventusin në 11 nëntor dhe çmimet për bileta në sektorin e miqve shkojnë deri në 75 euro.

Kjo ka shkaktuar zemërimin e ultrasve bardhezinj për shkak të rritjes së çmimeve. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, tifozët e Juventusit kanë paralajmëruar bojkot. Gjithashtu edhe në stadiumin e Juventusit çmimet e biletave janë rritur, por tifozët vendas nuk kanë protestuar.