Revolta për dënimet, Partizani merr vendimin që shtang mediat

486
Sigal

Partizani mori një goditje nga Komisioni i Disiplinës ditën e sotme, në këtë fund kampionati. Bruno Telushi dhe Skënder Gega, u dënuan përkatësisht me 4 dhe 2 ndeshje pezullim, për sjelljet ndaj gjyqtarit në fundin e ndeshjes ndaj Laçit fundjavën e kaluar.

Tashmë që të kuqtë po bëhen gati për të festuar edhe matematikisht titullin, dhe për të mos e rënduar akoma më shumë ekipin në këtë fund të sezonit, kanë zgjedhur që për ndeshjen ndaj Flamurtarit ditën e shtunë, të mos ketë konferencë për shtyp.

Ditën e nesërme, ishte programuar që trajneri Gega dhe një lojtar i “demave” të dilte para mediave për të folur në vigjilje të transfertës së Vlorës, por në kampin e kuq do të jenë në “heshtje për shtyp”.

Diçka e tillë, për të shmangur sa më shumë presionin, për dënimin e Gegës dhe Telushit, apo edhe tensionit në fundin e ndeshjes me Laçin.