Revista “Sports Illustrated” zgjedh Cristiano Ronaldo-n si sportistin më në formë

521
Revista “Sports Illustrated” ka zgjedhur Cristiano Ronaldo-n si sportistin më në formë. Revista amerikane ka hartuar një renditje prej 50 personash, më të përgatiturit për praktikën sportive, dhe lojtari portugez i Real Madridit është i pari.
“Futbollisti i famshëm i Portugalisë është i famshëm dhe perfekt fizikisht, por muskujt e barkut për t’u patur zili janë produkt vetëm i Cristiano Ronaldos, – thotë “Sports Illustrated” mbi CR7. – Trajnimi i tij mbulon të gjitha aspektet e kondicionimit fizik dhe mendor: nga sprintet dhe stërvitjet specifike në futboll deri te peshëngritja dhe rezistenca”.
“Sports Illustrated” e ka përpiluar këtë renditje duke vlerësuar faktorë të tillë si forca, shpejtësia, qëndrueshmëria, gatishmëria, fleksibiliteti dhe performancat e tyre gjatë 12 muajve të fundit. Sportistët që përfundojnë në dhjetë vendet e para janë: LeBron James (NBA), Roger Federer (Tenis), Mat Fraser (Crossfit), James Harrison (NFL), Odel Beckham Jr. (NFL), Russell Westbrook (NBA), Wayde Van Niekerk (Sprint), Conor McGregor (UFC) dhe Jordan Burroughs (Wrestling).
Sigal