Revista franceze zbulon planin: Perez transferon Messi-n nëse do të largohej ky futbollist

663
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez paralajmëroi Cristiano Ronaldon se do të blejë Lionel Messin për 200 milionë euro nëse ai largohet nga Reali i Madridit dhe për t’u bashkuar me Paris Saint Germain.
Revista franceze “France Football” shkruan se dispononte një mesazh sekret, të dërguar nga Ronaldo tek një mik, ku thuhej se dëshiron të bashkohet me një skuadër të Premier League dhe se do të rriste shanset e tij për të fituar “Topin e Artë”.
Dhe kur portugezi i komunikoj atë dëshirë Perez, numri 1 i Mbretërorëve i thotë atij se nëse ai gjen një klub të gatshëm të paguajë 200 milionë euro, ai do të shpenzojë të gjitha për të marrë në “Santiago Bernabeu” Lionel Messi-n.
Sigal