Renditja e FIFA-s/ Kombëtarja shqiptare zbret në vendin e 47

488
Sigal

Kombëtarja shqiptare humbi 7
pozicione në renditjen e FIFA-s të muajit tetor. Skuadra kuqezi e sheh tashmë
veten në vendin e 47 në këtë klasifikim, në kuotën e 619 pikëve.

Humbja me Spanjën
për eliminatoret e Botërorit 2018 duket se ka ndikuar ndjeshëm në humbjen e
këtyre pozicioneve, edhe pse më parë kombëtarja shqiptare kishte fituar me
Lihtenshtejnin. Përsa u përket skuadrave të tjera në grupin tonë kualifikues,
Spanja është pikërisht ajo që ka renditjen më të mirë, pasi është në vendin e
10. Italia edhe këtë radhë qëndron në vendin e 13, ndërsa Izraeli ka fituar 19
vende, për t’u pozicionuar i 79. Maqedonia zbriti 9 shkallë në renditjen e
FIFA-s dhe e sheh veten në vendin e 155.

Ka fituar pozicione
përfaqësuesja e Kosovës edhe pse humbi ndaj Kroacisë dhe Ukrainës. Skuadra e
Albert Bunjakut për këtë muaj është e 164 me 135 pikë, 4 shkallë më sipër në
krahasim me renditjen e muajit të mëparshëm.

Përsa u përket
vendeve të para, Argjentina vazhdon të jetë në krye të renditjes, pavarësisht
rezultateve jo të mira të saj në ndeshjet e fundit. Në vendin e dytë është
ngjitur Gjermania, e ndjekur nga Brazili që ka fituar një pozicion, ndërkohë që
Belgjika zbret në vendin e katërt. Franca dhe Portugalia shkëmbejnë vendet mes
tyre. Transalpinët ngjiten në vendin e 7 në klasifikimin e këtij muaji të
FIFA-s, ndërsa Portugalia zbret në vendin e 8./BW