Rekordmeni Deni Baholli: Përmirësova kohën në një garë të vështirë

487
Notari i AN “Te Stela”, Deni Baholli, gjatë vitit 2017 ka treguar një formë të shkëlqyer, të një notari sistematik me kohë të përmirësuara dhe me Rekorde Kombëtare të thyera. Në Kupën “Perspektiva”, Deni theu Rekordin Kombëtar vetëm në garën e 100 metrave stil bretkosë, e cila sipas tij, është një garë shumë e vështirë. “E prisja këtë rekord, edhe pse 100 m stil bretkosë është një garë shumë e vështirë. Përgatitja gjithëvjetore që kam bërë së bashku me trajnerin tim Sadik Mema, më shpërbleu me këtë kohë. AN “Te Stela” ka kushte të shkëlqyera përgatitjeje, dhe unë nuk do tu ndahem rekordeve kombëtare në vazhdimësi”, ishte kjo deklarata e rekordmenit Deni Baholli, pas garës së 100 m stil bretkosë.
Sigal