Rekordi i Casillas, portieri spanjoll nuk ka pësuar gol me Porton 530 minuta

472
Portieri spanjoll Iker Casillas nuk ka përsuar gol me skuadren e Portos për 530 minuta. Në këtë mënyrë 38 vjecari ka arritur një rekord personal duke mos pësuar gol për 530 minuta duke u rikthyer tek rekordet personale.

Ish kapiteni i Realit të Madridit me këto minuta pa pësuar gol, bën që kjo gjë të ndodh për herë të parë në historinë e Portos.

Deri më sot, portieri me fillimin më të mirë të ligës portugeze në historinë e Portos ka qene Zé Beto, në sezonin 1983-1984, teksa arriti ta mbajë rrjetën të paprekur për 512 minuta.

Casillas, i cili në sezonin e tij të tretë radhazi te Porto, do të ketë një rekord të ri, pasi, deri më sot, fillimin më të mirë e ka pasur në sezonin 2010-2011, kur qëndroi 332 minuta pa pësuar gol.

Konsideruar si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave, Casillas ka qënë i nomuar për çmimin futbollisti europian i vitit, në vitin 2008, duke u renditur në vendin e katërt.

Në fund të vitin 2012, ai u votua nga UEFA në skuadrën e vitit për herë të gjashtë rradhazi.

Që nga viti 2011, Casillas është një nga lojtarët që kanë fituar të gjitha trofetë e mundshme me klubet dhe kombëtaren.

Në 2010, ai u nderua me çmimin Asturias. Më 19 tetor 2010, ai u bë portieri me më shumë ndeshje në ligën e kampioneve dhe në nëntor 2011, ai u bë lojtari me më shumë ndeshje në kombëaren spanjolle.

Casillas është lojtari i parë që arrin 100 fitore me vendin e tij. Ai vendosi një rekord tjetër me 509 minuta pa pësuar gol në Euro 2012, duke thyer rekordin e Dino Zof me 494 minuta.

Casillas vazhdoi rekordin e tij me Spanjën duke e çuar në 817 minuta, një rekord që u thye nga sulmuesi francez Oliver Giroud kundër Francës.
Sigal