Rekordet/ Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku: Me rezultatet që arritën, notarët treguan se e merituan pjesëmarrjen në Evropian

715
Sigal

NOT-KAMPIONATI EVROPIAN/ Pesë sportistët
shqiptarë i përfunduan garat e tyre në Kopenhagen, në pishinën 25 m me dy
rekorde Kombëtare, dhe përmirësime të kohëve individuale

Java e kaluar ishte aktive për notin shqiptar, sepse pesë
notarë përfaqësuan Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Notit, që i zhvilloi
garat në pishinën 25 m të Kopenhagenit, nga data 13 e deri më 17 dhjetor 2017.
Thuajse të pestë garuesit kuqezinj i përmirësuan kohët e tyre individuale, dhe
që këtu shprehet vlerësimi e serioziteti i notarëve për këtë event, ndërsa dy
prej tyre u kthyen si rekordmenë. Franci Aleksi në kategorinë të rritur dhe
Spiro Goga në kategorinë të rinj, thyen rekordet kombëtare në garën e 1500 m
stil i lirë. Si “qershia mbi t
ortë”, të dy këta notarë e “zbehën”
inferioritetin, edhe pse
Evropiani është event më i
fortë se Botërori, ndaj përfaqësimi i tyre ishte shumë i rëndësishëm.


PRESIDENTI I FSHN-së, AGIM ÇIRAKU

Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, nuk ishte i pranishëm në garat e
Kampionatit Evropian të Notit, por vëmendja e tij ka qenë e veçantë. Të gjitha
garat janë ndjekur live prej tij, njëherësh edhe kontaktet me trajnerin Fetishi
e notarët kanë qenë të shpeshta. Për gazetën “Telegraf”, Presidenti i FSHN-së
foli në startin e këtyre garave, dhe dje në mbyllje, duke shprehur jo vetëm kënaqësinë
e pjesëmarrjes, por në radhë të parë për përmirësimin e dy rekordeve kombëtare
dhe të kohëve individuale që notarët përmirësuan gjatë garave.

Kampionati Evropian i Notit i u mbyll, në përgjithësi si e vlerësoni pjesëmarrjen
e notarëve shqiptarë në këtë event?

Pjesëmarrja e notarëve tanë në një Kampionat Evropian
është e rëndësishme për shumë arsye. Kjo pjesëmarrje e tyre, jo vetëm që i
shërben sportit të notit nëv eçanti, por edhe atmosferës sportive në Shqipëri,
në këtë prag festash të Vitit të Ri, që bën edhe mbylljen e vitit sportiv.

Nisur nga rezultatet, a ishin ato në pritshmëritë tuaja si Federatë
Shqiptare e Notit?

Të jem i sinqertë, prisnim rezultate edhe më të mira,
sepse përzgjedhja e këtyre notarëve ishte shumë profesionale dhe aktuale.
Ndoshta ata treguan se aty nuk shkuan pa vlera, se pjesëmarrja e tyre në këtë
event tregoi ritmikën e mirë që ata kanë pasur në vazhdimësi.

Gjithsesi, edhe pse ju në ditën e parë inkurajuat për rekorde kombëtare,
ishin vetëm dy të tillë. Prisnit më tepër?

Kemi disa sezone që në notin shqiptar thyhen
periodikisht, nga gara në garë, rekorde kombëtare të të gjitha kategorive, e këto
janë shifra të progresit. Në këtë Kampionat Evropian u thyen vetëm dy rekorde
kombëtare, por unë nuk nisem nga numri i pakët, veçse nga arsye të tjera përfaqësimi.

Dhe konkretisht, cilat janë këto arsye të përfaqësimit?

Nëse rezultatet e notarëve tanë në këtë Kampionat Evropian
do t’i vlerësoja vetëm në raport me dy rekordet kombëtare, nuk do të isha
realist për çka ata dhanë në garat respektive. Duke i përmirësuar të gjithë kohët
e tyre individuale, ata jo vetëm treguan vlerat e tyre, por edhe mbyllën ndonjë
polemikë para nisjes në Kopenhagen.

Që do të thotë se, Presidenti i FSHN-së mbetet i kënaqur nga kjo pjesëmarrje
e notarëve shqiptarë në këtë Kampionat Evropian?

Do t’i falënderoja të gjithë notarët, të gjithë trajnerët
e tyre që kanë punuar me ta, por edhe trajnerin Arian Fetishi, i cili me
performancën e tij profesionale, mbetet një “dorë e mirë” në progresin e notit
shqiptar.

Nisur nga rezultatet që u arritën, duke u venë përballë problematikën që
patët para këtij Evropiani me notaren Alesia Neziri, garuesit që ju dërguat e përligjën
këtë pjesëmarrje?

Patjetër që po, dhe nga ky Evropian, opinioni im si President i FSHN-së,
është që Bursat Olimpike për sportistët
elitarë do të kenë mënyrë menaxhimi më konkrete në rezultate, pasi në disa
raste ato nuk janë vlerësuar si duhet, e më pas, nuk kanë dhënë progresin e
duhur.

Në mbyllje të vitit 2017, më 23 e 24 dhjetor zhvilloni Kupën “Perspektiva”,
 është për ju veprimtaria e fundit?

Kupa “Perspektiva” është një aktivitet më i plotë se ai që
u zhvillua dy javë më parë në pishinën “Te Stela”. Është një bashkëpunim i
FSHN-së me AN “Te Stela”, i cili do të zhvillohet në dy ditë me tre seanca, e
notarët do të kenë mundësinë që të garojnë në shumë gara.

Ndoshta në këtë event të fundit të vitit 2017 do të kemi mundësinë edhe të
një pasqyrimi më teknik të garave që janë zhvilluar?

Jo vetëm pasqyrim kalendarik, por gjatë garave të kësaj
Kupe (“Perspektiva”), FSHN-ja do të analizojë edhe rrugëtimin e saj
institucional gjatë vitit kalendarik 2017 që po e mbyllim. Si “paradhënie” do t’u
thosha se, jemi në një progres të dukshëm, jo vetëm në rekordet kombëtare.


FRANCI ALEKSI

1500 m stil i lirë (të rritur)

Koha Rekord              16.11.03

Rekordi mëparshëm    16.23.30

 

SPIRO GOGA

1500 m stil i lirë (të rinj)

Koha Rekord              16.34.07

Rekordi mëparshëm    16.37.77

FLASIN REKORDMENËT

Rekordmeni Franci Aleksi: Ky rekord, stimul për vazhdimësinë

“Unë ju deklarova në ditën e parë të kësaj veprimtarie,
se në garën 1500 m stil i lirë shpresoj të thyej Rekord Kombëtar. Gjatë garës u
ndjeva shumë në formë, ndaj edhe jam i lumtur që ia arrita qëllimit me këtë
rezultat. Ky rekord do të jetë stimul për vazhdimësinë time në sportin e notit”

Rekordmeni Spiro Goga: I kënaqur që e mbylla me rekord kombëtar

“Edhe pse koha e thyerjes së rekordit Kombëtar është në
shifra të ulëta, unë ndjehem i gëzuar për përmirësimin që i bëra, i kënaqur që
Evropianin e mbylla me Rekord Kombëtar. Nga kjo pjesëmarrje mësova shumë, e
besoj se në të ardhmen rezultatet do t’i kem më të mira se ky rekord”