Rekordet e Manchester City dhe viti i madh i Pep Guardiolës

631
Premier League ka një emër të vet në këtë raund të pare, të kompletuar së fundi, dhe nuk është askush tjetër përveç atij, Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll, në sezonin e tij të dytë në krye të Manchester City, po thyen të gjitha rekordet e ligës së shumëkërkuar angleze. Pas fitores së tij ndaj Bournemouth dhe në mungesë të takimit të fundit të vitit, pak para sfidës me Newcastle United të Rafa Benitez, “qytetarët” kanë siguruar 18 fitore dhe një barazim në 19 javë kampionat, një rekord historik që iu mundëson atyre të distancohen me asgjë më pak se 13 pikë nga ndjekësi më i afërt, Manchester United i José Mourinho. Përveç kësaj, skuadra që kryeson Premier League është klasifikuar me lehtësi për fazat e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, një tjetër sfidë e madhe për një klub të ndërtuar që të fitojë tituj. Manchester City e pret një takim dukshëm i përballueshëm ndaj zviceranëve të Baselit në raundin e radhës të Champions-it.
Në sezonin e tij të dytë në krye të “qytetarëve”, trajneri katalanas është duke korrur frytet e një stili të pakontrollueshëm. Pas një fushate fillestare “acclimation”, e cila përfundoi në vendin e tretë në tabelën e Premier League, skuadra e tij ka asimiluar në mënyrë të përkryer një skenar taktik, që e ka çuar Guardiolën në Olimpin e trajnerëve të futbollit. Posedim, prekje, humor dhe presion asfiksues ndaj rivalëve kanë kristalizuar një Manchester City krejt ndryshe, të pamësuar më parë me këtë recetë futbolli, ashtu si tërë liga angleze, shkruan telesport. Me një lojtar si David Silva, në një nivel mbresëlënës, taktikën autentike të Pep dhe me përforcime të pëlqyera prej tij, ka bërë që Manchester City të thyejë çdo rekord të mundshëm. Me gjysmë titulli në xhep tashmë, me Champions-in në horizont, si një sfidë e madhe për trajnerin katalanas, e ardhmja duket e ndritur. Prandaj, 2018-ta është paraqitur si një vit emocionues për një trajner të gatshëm që të zgjerojë një listë tashmë gjigande të fituesve.
Sigal