Rekorde kombëtare në not në turneun e Dubrovnikut

714
Sigal

22 medalje për të rritur në takimin ndërkombëtar të Kroacisë. Franc Aleksi, rekord me 15 medalje

Noti shqiptar vazhdon të jetë i pranishëm dhe i suksesshëm në takimet ndërkombëtare. Në datat 10-11 maj 2014, ekipet e notit nga qyteti i Tiranës dhe Durrësit morën pjesë në takimin Ndërkombëtar të zhvilluar në Dubrovnik në turneun e quajtur “Golden Orlando” garuan me shumë se 300 sportistë të moshave të ndryshme nga Shqipëria, Mali Zi, Serbia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Kosova. Garat u zhvilluan në pishine olimpike 50-metërshe. Notarët tanë patën një prezantim të pëlqyeshëm, ku u dalluan sidomos në kategorinë e të rriturve, duke fituar medalje përfshirë dhe të artat. Notari Franc Aleksi i Tiranës mori 15 medalje në këtë turne ndërkombëtar. Rekorde vendosi Sonja Kapedani e Teutës dhe Anxhela Kashari i Tiranës. Paraqitje dinjitoze bënë edhe Diana Basho, Kerolajn Kola, Arsinda Dervishi, Enxhi Sharxhi, Alesia Daja, Aries Rama, Gloria Ndoja, Nargi Golashi, Jola Gjata, Juga Selimi, Vivian Xhemollari, Grajsi Fehtahaj, Telma Hashorva për femra, si dhe Deni Baholli, Binald Mahmuti, Kristi Kapllani, Eno Baze, Arbër Tusha, Andi Mara, Endi Këlliçi, Kristi Xhaferi, Henri Koçi, Sidrit Malaj, Enea Zhupaj, Bod Diko, Enis Shehu, Marin Begeja, Andon Papa, Keis Fetishaj, Tanush Hysa, Bianti Papinova, Endr Lumi, Xhoi Lavdaniti, Endri Lumi, Junus Fuga, Egi Gajo, Ergi Veli, Enea Sharrxhi, Klevis Delli, Even Qarri, Franc Berdaku, etj.. Në kategorinë e të rriturve për femra u fituan 1 medalje ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi. Për meshkuj u fituan 3 ari, 4 argjendi dhe 12 bronzi. Në total u fituan 22 medalje, nga këto 4 ari, 5 argjendi dhe 13 bronzi. Ndërsa në kategoritë e moshave u morrën një numër i madh medaljesh. Në këtë turne u garua në pesë kategori moshash, përfshirë dhe atë “Open” apo Kategorinë A. Kështu, në kategorinë B, garuan djemtë  e lindur në vitet 1996-1997, dhe femra 1998-1999, në kategorinë C morën pjesë meshkujt (1998-1999) dhe femrat (2000-2001); në kategorinë D garuan meshkujt (2000-2001) dhe femrat (2002-2003), ndërsa në kategorinë E meshkujt e lindur në vitin 2002 dhe më të rinj në moshë, ndërsa për femrat e lindura në vitin 2004 dhe më të reja në moshë. Duke parë dhe rezultatet e paraqitura në faqen zyrtare të aktivitetit, për meshkuj pikët më të larta FINA i mori Deni Baholli, 573, në garën 200m bretkosë me kohën 2.33.19 dhe duke marrë edhe medaljen e artë për kategorinë e të rriturve si dhe duke vendosur rekord të ri për kategorinë e të rinjve dhe te rriturve njëkohësisht, rekorde të cilat mbaheshin nga Endi Këlliçi për të rinj dhe Donato Dervishi për të rritur. Gjithashtu ky sportist u nderua edhe me dy medalje bronzi për garat 50/100m bretkosë. Eduart Canë mori 565 pikë FINA në garën 100m stil i lire duke u nderuar me medaljen e bronzit. Franc Aleksi grumbulloi 559 pikë FINA në garën 200m delfin me kohën 2.15.32, duke marrë medaljen e artë në këtë garë për kategorinë e të rriturve, por njëkohësisht duke u nderuar gjatë dy ditëve të aktivitetit me 15 medalje gjithsej, nga te cilat 2 ari, 6 argjendi dhe 7 bronzi. Franc Aleksi garoi në 10 gara kualifikuese, përkatësisht: 400m stil i lirë, 200m flutur, 50m shpinë, 200m stil i lirë, 50m flutur, 50m stil i lirë, 200m i përzierë, 100m flutur, 100m stil i lirë, dhe 150m stil i lirë dhe fitoi gjithsej 9 medalje (1 arri, 5 argjendi dhe 3 bronzi) në kategorinë e grup moshave 1998-1999. Nga këto gara, ai u kualifikua në 6 gara finale të kategorisë “Open”, ku mori edhe 6 medalje të tjera: 1 ari, 1 argjendi dhe 4 bronzi. Pra, në këtë aktivitet, notari i talentuar i Klubit sportiv “Tirana” i datëlindjes 98-99, fitoi ne total 15 medalje. Padyshim, Franc Aleksi shkëlqeu në garën e 200m flutur në të cilat fitoi 2 medalje të arta, për kategorinë e moshës 98-99 dhe për kategorinë e të rriturve “Open”. Koha e 200m flutur me 02.15.32 i dha 559 pike FINA. Objektivi kryesor i këtij notari për garën e ardhshme është Kupa “Comen” që do të zhvillohet në Izrael në datat 28-29 qershor 2014, ku për meshkuj garojnë kategoria e grupmoshës 98-99.

Për femra, shkëlqejnë Kashari e Kapedani

 Edhe notaret bënë paraqitje shumë të mirë. Kështu, Anxhela Kashari mori 588 pikë FINA në garën 50m delfin me kohën 00.29.92, duke u nderuar me medaljen e argjendtë për këtë garë, por duke thyer njëkohësisht edhe rekordin kombëtar te mëparshëm qe ishte 00.30.20. Gjithashtu, në garën 50m stil i lirë me kohën 00.28.38 arriti 584 pikë FINA duke u nderuar me medaljen e artë në aktivitet, por pa arritur të thyente rekordin e kësaj gare të mbajtur nga ajo vetë që është 00.27.96. Një prezantim mjaft dinjitoz bëri sportistja e talentuar 10-vjeçare Sonja Kapedani, e cila u nderua me 4 medalje ari dhe 1 bronzi për kategorinë e grupmoshës. Nga katër garat në të cilat ajo u përfaqësua dhe në të cilat ajo u nderua me medaljet e lartpërmendura, vendosi tre rekorde kombëtare për kategorinë e fëmijëve (9-10 vjeç) dhe pikërisht në 50 bretkosë, 100 bretkosë, 50 shpinë.

 MEDALJET E FITUARA VETËM

PËR KATEGORINË E TË RRITURVE

 FEMRA

Medalje ARI

1. Anxhela Kashari, në garën 50m stil i lirë

Medalje Argjendi

1. Anxhela Kashari, në garën 50m flutur

Medalje Bronzi

1. Diana Basho, në garën 200m flutur

MESHKUJ

Medalje Ari

1. Deni Baholli në garën 200m bretkosë duke vendosur rekord kombëtar (573 pikë FINA)

2. Franc Aleksi, në garën 200m flutur duke arritur 559 pikë FINA

3. Kristi Kapllani në garën 200m shpine duke arritur 425 pike FINA

Medalje Argjendi

1. Franc Aleksi, në garën 1500m stil i lirë duke grumbulluar 555 pike FINA

2. Binald Mahmuti, në garën 400m stil i përzier duke arritur 522 pike FINA

3. Kristi Kapllani, në garën 100m shpinë duke grumbulluar 453 pike FINA

4. Eno Baze, në garën 200m shpinë duke arritur 401 pike FINA

Medalje Bronzi

1.Eduart Cane, në garën 100m stil i lirë duke arritur 565 pikë FINA

2. Deni Baholli, në garën 50m bretkosë duke arritur 555 pikë FINA

3. Deni Baholli, në garën 100m bretkosë duke arritur 545 pikë FINA

4. Franc Aleksi, në garën 400m stil i lirë duke arritur 532 pikë FINA

5. Franc Aleksi, në garën 200m stil i lirë duke arritur 528 pikë FINA

6. Franc Aleksi, në garën 200m stil i përzier duke arritur 506 pikë FINA

7. Franc Aleksi në garën 100m flutur duke arritur 506 pikë FINA

8. Endi Këlliçi në garën 200m bretkosë duke arritur 499 pikë FINA

9. Andi Mara, në garën 200m flutur duke arritur 486 pikë FINA

10. Kristi Xhaferri, në garën 50m shpinë duke arritur 466 pikë FINA

11. Eno Baze, në garën 100m shpine duke arritur 404 pikë FINA

12. Arber Tusha, në garën 200m shpinë duke arritur 335 pikë FINA

Të shtunën, finalja e edicionit të 62-të të Kupës së Shqipërisë: Kukësi-Flamurtari

 Gjoka: “Në finale shanset janë 50 me 50”

 Me mbylljen e kampionatit është momenti i bilanceve, edhe pse te Flamurtari një i tillë nuk mund të bëhet pa pritur dhe verdiktin e finales së Kupës, që në 17 maj dorëzon trofeun e dytë sezonal në vend. Megjithatë për trajnerin Ernest Gjoka mbijetesa është një mision i arritur dhe finalja e Kupës mund të konsiderohet si një bonus. “Me sigurimin e mbijetesës në një sezon gjatë të cilit të gjithë e dimë se çfarë problemesh përjetoi Flamurtari, misioni mund të konsiderohet i arritur. Finalja e Kupës është në një farë mënyre mund të konsiderohet qershia mbi tortë, ku padyshim do të japim më të mirën tonë për ta fituar”. Deklaratë që mund të lexohet edhe si kalim i presionit të Kukësit, e pavarësisht se Gjoka e ndan atë në mënyrë të barabartë nuk harron të nënvizojë diferencat në investim për ndërtimin e skuadrës në krahasim me rivalët verilindorë. “Presioni në një finale të tillë është gjithmonë 50-50, pavarësisht se për ndërtimin e Kukësit është investuar sa trefishi i Flamurtarit dhe presidenti i kësaj skuadre ka investuar shumë dhe me të drejtë kërkon shumë. Gjithsesi për sa na përket ne në krahun tonë është dhe historia e këtij klubi , që na vë para detyrimit për ta fituar Kupën dhe të mos harrojmë këtu që jemi ne ata që eliminuam kampionët në fuqi të Skënderbeut nga kompeticioni”. Në finalen e Kupës do të jenë prezent dhe donatorët e Flamurtarit me statusin e kandidatëve për tu bërë pronarët e rinj të klubit vlonjat Sfidat mes Kukësit dhe Flamurtarit në këtë sezon kanë prodhuar gjithmonë gola, dhe Gjoka pret që edhe finalja të jetë spektakolare duke i dërguar dhe një mesazh të qartë “ujkut të vjetër” në stolin verilindor Sulejman Starova. “Pres një finale spektakolare, ndeshjet mes nesh kanë qenë të bukura në këtë sezon, është e vërtetë që Kukësi ka fituar dy prej tyre dhe ne 1 por secila sfida ka specifikën e saj. Të mos harrojmë që Kukësi ka në stol një ujk të vjetër si Starova dhe unë tani jam ai ujku i ri që synoj ti rrëmbej trofeun”.

   Skënderbeu kërkon brazilianin Gilberto

 Skënderbeu interesohet për sulmuesin e Tironës, Gilberto Fortunato. Mësohet se drejtuesit e korçarëve kanë kontaktuar me lojtarin dhe i kanë bërë të ditur interesimin e tyre. Tirana nuk ka në plan të privohet nga shërbimet e brazilianit dhe i ofron 30 mijë dollarë në dorë dhe 40 mijë të ndara në pagë.

Gallatasaraj kërkon Xherdan Shaqirin

 Xherdan Shaqiri është një objektiv i Gallatasarajit në merkato. Lojtari kosovar i cili para se të firmoste me Bajernin kishte negociuar me Galatasarayn, tashmë është një prioritet për turqit pasi Roberto Mançini e shikon si përforcimin ideal për sulmin. Bavarezët e blenë për 12 mln Euro nga Bazeli.

Vajushi, pasuesi i Lestien të Bryzhi

 Bryzhi është duke hedhur sytë nga Armando Vajushi, mesfushorit shqiptar që aktivizohet në Bullgari me Liteks Loveç. Shkodrani 22-vjeçar shihet si pasuesi i Maksim Lestien, ky i fundit pritet të largohet nga klubi belg. Vajushi ka shënuar këtë 10 gola në Superligën bullgare.