Reja: Shpresoj që UEFA të dënojë Turqinë, do riktheheshim në valle për kualifikimin

484
Sigal

Edi Reja shpreson që Turqia të dënohet nga UEFA dhe Shqipëria të rikthehej në valle për kualifikim. Trajneri italian i Shqipërisë nuk e fsheh mendimin e tij dhe, për “Radio Sportiva” shpreson që Kombëtarja kuqezi të ketë dhe një shans, duke qenë se, sipas atij, skuadra dhe lojtarët e meritojnë. Gjithashtu, ai flet dhe për Strakoshën, Manajn dhe Kumbullën, për të cilin thekson se fatmirësisht Italia nuk e ka thirrur më herët dhe tanimë ai ka zjedhur dhe ka luajtur në ndeshje zyrtare me Shqipërinë.

“Për ne shkoi keq për ne në Turqi sepse ndeshjen e humbëm në minutën e 90-të për shkak të një budallallëku, por, kemi treguar se jemi një ekip që mund të ndeshemi me këdo. Jemi një kombëtare në rritje, por kemi edhe disa limite. Grupi funksionon dhe kemi edhe besimin e tifozëve shqiptarë. Duhet të ndryshoja shumë, duke afruar shumë të rinj. Kam aktivizuar edhe Kumbullën e Veronës. Në të ardhmen mund të bëhet një ekip i mirë, edhe pse fatkeqësisht na iku mundësia për t’u kualifikuar në Europian. Kumbulla ka zgjedhur Shqipërinë, pasi është i lidhur me vendin e tij. Ka luajtur me të gjitha moshat e Shqipërisë dhe prindërit ishin për ta parë. Çuditem si Italia nuk ia kishte hedhur sytë. Ata edhe ndoshta e kanë kërkuar, por tashmë ai ka zgjedhur.

“Në lidhje me Strakoshën, më duhet ta vlerësoj situatën. Kemi edhe Berishën, ndaj jemi të mbuluar për portën. Është e vështirë të vendosësh. Në fund të këtij cikli do të bëjmë vlerësimet e duhura. Pas ndeshjes kundër Turqisë pamë që u rreshtuan dhe bënë një përshëndetje ushtarake. Ishim të befasuar. Janë gjeste që duhet të censurohen. Pavarësisht gjithçkaje, ata e bënë diçka të tillë edhe kundër Francës. Shpresoj që UEFA të marrë masa kundër Turqisë, që ndoshta do të na kthente ne në rrugën e kualifikimit. Përveç atyre shpresave egoiste që mund të kemi ne, mendoj se do ta kalojnë me një gjobë. Manaj po kthehet: Më kishin thënë që ishte pak gjaknxehtë, por përkundrazi, po vë re një impenjim të madh dhe po mrekullohem. Atij i kërkoj të sakrifikojë në fushë dhe e në mënyrë konstante, ndaj jam i lumtur. Shpresojmë të vazhdojë kështu dhe të maturohet, pasi është 22 vjeç”.