Reja ideon skemën, formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Islandës

583
Sigal

Futbollistë shtatlartë nga mbrojtja në sulm. Lojtarë grintozë e me muskuj si Xhaka, tru dhe qetësi si Migjen Basha. Cilësi dhe klas si Ergys Kaçe.

Ky mund të jetë formacioni i mundshëm i Shqipërisë së Edi Rejës në përballjen delikate ndaj Islandës për eliminatoret në Euro 2020.

Prej tri ditësh, Kombëtarja ka punuar në Frankfurt, ku trajneri Reja ka testuar skemën 3-5-2. Teksa italiani ka përzier shpeshherë “kartat”, ka dominuar me të paktën një 11-she që e ka përdorur më shumë se herët e tjera. Dhe, me sa është lënë të kuptohet, në fushë do jetë Shqipëria më ideale e mundshme në letër.

‘Panorama sport’ ka ideuar skemën e mundshme të Shqipërisë së Edi Rejës:

Image