Refuzoi Interin, sulmuesi i Barcelonës zgjedh Anglinë për karrierën

565
Gerard Deulofeu, ish-sulmuesi i Milanit sezonin e kaluar, ishte një nga lojtarët më të lakuar këtë merkato, për një kalim të mundshëm tek Interi.
23-vjeçari që u kthye tek Barcelona, klubi që zotëron kartonin e tij, pasi mbaroi huazimin tek Milani, nuk po gjente shumë hapësira në Spanjë dhe po mendonte largimin.
Për spanjollin interesoheshin një sërë skuadrash nga Italia këtë merkato, por më në fund ai zgjodhi anglezët e Uotfordit për të vazhduar karrierën. Ai do të gjejë në krye të ekipit, një tjetër spanjoll, Havi Garsian, që u emëruar trajner po këtë muaj tek Uotfordi.
Sigal