Refuzimi i vizës për Daniel Godellin, reagon ambasada e SHBA në Tiranë

698
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka refuzuar përfundimisht vizën peshëngritësit shqiptar Daniel Godelli.
Godelli kishte aplikuar si peshëngritësi për të marrë pjesë në kampionatin botëror të peshëngritjes që do të zhvillohet në Anaheim të SHBA.
Në argumentimin e refuzimit të pajisjes me vizë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sqaruar se nuk ka asnjë bazë që Godelli do të kthehet sërish në Shqipëri.
“Janë të pavërteta fjalët që hidhen nga ana e presidentit të federatës së peshëngritjes, Elez Gjoza, se mua më është refuzuar viza amerikane për armëmbajtje pa leje. Unë disponoj një vërtetim të nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë, ku vërtetohet se unë jam i padënuar. Këtë vërtetim e kam paraqitur pranë kësaj ambasade,” tha ditë më parë Godelli.
Sigal