Reali shënoi fitore të thellë ndaj Interit

483
Real Madridi shënoi fitore të thellë me rezultat 3:0 kundër Interit, në ndeshjen e turneut International Champions Cup, e cila po mbahet në Australi. 
Futbollistët zikaltër nuk ishin të denjë ndaj një Reali që u tregua superfuqi dhe realizoi fitore bindëse. Cristiano Ronaldo luajti vetëm 46 minuta me bashkëlojtarë të tjerë bënë lojë më të mirë dhe fituan. 
Në minutën e 29-të, shënoi Jese pas asistimit të Marcelos, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Varane (56’) e Rodriguez (88’). Reali konfirmoi se është në formë të mirë që drejtohet nga trajneri Rafael Benitez, kurse trajnerit të Interit, Roberto Mancinit i mbetet që të punojë sa më shumë për të evituar gabimet.
Sigal