Reali propozon shkëmbimin Isco-Suso me Milanin

478
MADRID, SPAIN - AUGUST 11: Isco of Real Madrid competes for the ball with Suso of AC Milan during the Trofeo Santiago Bernabeu match between Real Madrid and AC Milan at Estadio Santiago Bernabeu on August 11, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Real Madrid via Getty Images)
Sigal

Isco vijon të mbetet jashtë planeve të trajnerit Zidane edhe këtë fillim sezoni, duke bërë që talenti spanjoll të mendojë seriozisht për largimin nga “Bernabeo”. “Don Balon” raporton se Real Madrid ka vendosur që të heqë dorë nga futbollisti, duke marrë parasysh dhe faktin që James Rodriguez ka fituar edhe më shumë besim nga francezi.

Ideja e presidentit Perez, është që t’i propozojë Milanit një shkëmbim kokë më kokë me Suso-n e Milanit. “Kur ekipet më të mira në botë të ndjekin, është krenari”, ka thënë në një intervistë disa muaj më parë Suso. Një deklaratë që mund të thotë shumë për pranimin e ofertës së Realit, e cila në fakt kënaq të dyja skuadrat. Në skemën 4-3-1-2, Isco do të ishte ideal për Milanin e Giampaolo-s që po vuan shumë në këtë fillim sezoni.