Sigal

Reali i Madridit është hedhur në kundërsulm. Interi po tenton të sigurojë shërbimet e Luka Modriç, ndërsa spanjollët po tentojnë një lojtar të zikaltërve. Emri është ai i përhershmi, Mauro Ikardi.

Siç citon “Libertad Digital”, argjentinasi është kthyer në “modë” në Madrid dhe drejtuesit e gjigantëve spanjoll kanë udhëtuar drejt Italisë dhe për momentin ndodhen në Romë. Qëllimi i tyre është akordi me sulmuesin argjentinas. Drejtuesit madrilienë po negociojnë me Vanda Narën, njëkohësisht agjentja dhe gruaja e Ikardit.

Luka Modriç dëshiron kalimin në Milano dhe në Spanjë nuk kanë çfarë bëjnë përballë dëshirës së lojtarit. Reali po mendon të bëjë të njëjtën gjë me Ikardin. Nëse bindet lojtari dhe arrihet akordi me të, ai do i kërkonte largimin Interit dhe duke përfshirë kroatin në tratativë, gjithçka do të ishte më e lehtë për spanjollët.