Reali negociata për shitjen e Cristiano Ronaldos

540
Real Madridi është duke bërë plane që ta shesë Cristiano Ronaldon në të ardhmen te kampioni francez, Paris Saint-Germain. Sipas France Football, presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, ka udhëtuar në Katar për të negociuar transferimet potenciale të të ardhmes ndërmjet dy klubeve.
Në listë thuhet se figuron edhe emri i portugezit, i cili është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë të ditëve të sotme. Ronaldo tash është 30-vjeçar dhe është e qartë se krerët e Realit po mendojnë të përfitojnë sa më shumë nga ai dhe jo ta mbajnë derisa t’i skadojë kontrata.
CR7 u transferua në Bernabeu nga Manchester Unitedi në vitin 2009 dhe deri më tani ka arritur ta fitojë La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin. Po ashtu, ai është shpallur dy herë futbollisti më i mirë në botë gjatë kohës sa po luan te Reali.
Sigal