Reali mposhti Barçën, ja shifra marramendëse që arkëtoi vitin e shkuar

612
Reali i Madridit është klubi me të ardhurat më të larta në La Liga gjatë sezonit të shkuar 2016/17 me 675 milionë euro, duke lënë pas Barcelonën me 648 milionë. Këto dy klube kanë qarkulluar 41.4% të të gjitha të ardhurave të klubeve të tjera të La Ligës, sipas statistikave të kompanisë së marketingut “Sectorial Observatory DBK”.
Pas tyre renditet Atletiko e Madridit me 9.1% të totalit dhe Sevija dhe Atletik Bilbao, respektivisht me 4.6% dhe 4.2% të xhiros totale. Klubet e Primeras dhe Segundas arritën një xhiro në total prej 3.4 miliardë eurosh gjatë sezonit 2016-17, çka është një rritje prej 15% krahasuar me një sezon më parë.
Primera arkëtoi 3.191 miliardë euro krahasuar me vetëm 249 milionë të ardhura që solli kategoria e dytë. Rritja e fitimeve ka ardhur për shkak të shtimit të të ardhurave nga e drejta televizive, e cila gjatë dy sezoneve të fundit është rritur me më shumë se 70% dhe ka arritur 1.4 miliardë euro.
Sigal