Reali i Madridit ndryshon fae me Solarin, fiton bindshëm në transfertë

418
Sigal

Në ndeshjen e fundit të javës së 12-të në La Ligën spanjolle skuadra e Realit të Madridit ka arritur të marrë një fitore tepër bindëse 4-2 në transfertë përballë Celta Vigos.

Skuadra e Santiago Solarit duket një ekip krejt tjetër nga ai që kishte Lopetegui.

Tashmë nën drejtimin e trajnerit argjentinas bëhen 3 fitore radhazi.

Ishte Benzema ai që kaloi në avantazh “Los Blancos” në minutën e 23-të. Ndërsa në pjesën e dytë, Reali kalon në avantazh të dyfishtë pas autogolit të Kabral.

Vetëm 5 minuta më vonë është Majo që shkurton për vendasit, por Reali vazhdoi dominimin dhe në 9 minutat e fundit të lojës arriti të shënonte edhe dy herë të tjera me Ramos dhe Sebajos.

Ndërsa në të 92-të është, Mendez që shënon një gol sa për statistika.