Reali i Madridit interesohet për Lewandowskin

512
Robert Lewandowski vihet sërish në shënjestrën e Realit të Madridit. Presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez kërkon të marrë masa për sezonin e ardhshëm, duke parë situatën e krijuar me zërat për largimin e Ronaldos që po shtohen dita-ditës dhe problemet ligjore të Benzema dhe sulmuesi polak i Bajernit të Mynihut cilësohet si elementi i duhur për të përforcuar repartin e avancuar të Realit.
Lewandowski në këtë fillim sezoni është shfaqur në formën e tij më të mirë, me 26 gola në 21 ndeshje të luajtura me klubin dhe kombëtaren polake. 
Reali i Madridit e shfaqi interesin për Lewandowskin edhe më parë, pikërisht në 24 prillin e vitit 2013, kur sulmuesi polak ishte në gjendje të shënonte 4 gola në portën e madrilenëve me fanelën e Borusias së Dortmundit. Në atë kohë, Perez foli me sulmuesin për mundësinë e transferimit të tij te Reali, por Lewandowski e kishte arritur marrëveshjen me Bajernin e Mynihut. Pak kohë më vonë, presidenti i Realit tentoi sërish për ta bindur polakun për kalimin në kryeqytetin spanjoll, por pa sukses.
Sigal