Reali dhe Barça janë dashuruar me Sterling, Siti i ofron rinovimin faraonik sulmuesit anglez

465
Sigal

Real Madrid dhe Barcelona janë prej kohësh në gjurmët e tij, më shumë madrilenët sesa katalanasit me presidentin Perez që ëndërron një treshe fatale sulmuese ku Sterling do bënte repart me Hazard dhe Benzema.

Por në Angli, Mançester Siti nuk po rri duarkryq dhe të shohë t’i ikë nga ekipi sulmuesi më “letal”. Ndaj në tavolinën e agjentëve të tij është çeku i majmë prej 300 mijë eurosh në javë, 1.2 milionë euro në muaj ose 15 milionë euro në sezon! Një ofertë që duket se do ta bindë lojtarin 26-vjeçar të vijojë të qëndrojë në pjesën blu të Mançesterit.