Reali cakton numrat për sezonin e ri, Hazard rrëmben 7-ën

522
Sigal

Real Madrid ka vendosur që numrin 7, që më parë e kanë mbajtur Raul dhe Cristiano, këtë sezon do të mbahet mbi shpinë nga Eden Hazard. Sezonin e kaluar u mbajt nga Mariano, por fakti që nuk bindi me prezantimet e tij bëri që tashmë të mbajë numrin 24.

James Rodriguez edhe pse duket drejt largimit, nuk ka munduar edhe një numër për të, i cili do të jetë 16-ta. Ndërkohë, Gareth Bale do të ketë sërish numrin 11 dhe me merkaton angleze dhe kineze të mbyllur, ka shumë mundësi që uellsiani të mbetet në Madrid.

Për sa i përket blerjeve të reja, Mendy do të ketë numrin 23, Jovic numrin 18, Militao numrin 3, ndërsa Rodrygo numrin 27.