Real Madridi vlerësohet rreth 3.26 miliardë dollarë

476
Nuk arrin të shkëlqejë në pistat e Formula 1 por Ferrari mbetet një markë prestigjioze në sytë e tifozëve, klientëve dhe sportdashësve. Shtëpia e prodhimit të makinave me qendër në Maranello renditet mes 50 klubeve më të shtrenjta të historisë së sportit. Sipas klasifikimit të publikuar nga prestigjozja “Forbes”, e specializuar në vlerësimin e aseteve, skuadra e Formula 1 vlerësohet në total me 1.35 miliardë dollarë, duke bërë një përjashtim të veçuar në listë sepse është i vetmi grup evropian jashtë futbollit që vlen kaq shumë.
Ferrari është gjithashtu edhe e vetmja markë italiane në 50 të parat e këtij klasifikimi, duke mbajtur lart flamurin e vendit apenin në renditjen e markave më të pasura sportive të planetit. Marka Ferrari merr një vlerë edhe më të madhe nëse vlerësohet në kompleks, por në këtë klasifikim përfshihet vetëm aspekti sportiv i kokëkuqes që të paktën jashtë pistave të garave vazhdon të mbajë vendin e parë.
Sa i përket pjesës tjetër, në vendin e parë qëndron Reali i Madridit që vlerësohet rreth 3.26 miliardë dollarë, duke lënë pas Dallas Cowboys dhe New York Yankees me nga 3.2 miliardë. Menjëherë pas treshes së parë Barcelona shfaqet në vendin e katërt me 3.16, e ndjekur nga Manchester United me 3.1. Pjesa tjetër e dhjetëshes së parë dominohet nga ekipet amerikane ku bëjnë pjesë Los Angeles Lakers, New England Patriots, New York Knicks, Dodgers e Redskins.
E përjavshmja “Forbes” vlerëson klubet sportive që prej vitit 1998 dhe sipas përllogaritjeve, vlerat e tyre rriten mesatarisht çdo vit me 31 %, çka do të thotë se marketingu në sport vazhdon të zgjerohet duke fituar terrene të reja që i bëjnë skuadrat edhe më të pasura.
Sigal