Real Madridi “ultimatum” portierit David de Gea…na kthe përgjigje deri në maj

427
Performanca jo e pëlqyeshme e portierit Keylor Navas ka bërë që drejtuesit e klubit të Real Madridit të mendojnë për gjetjen e një portieri me cilësor.
Madrilenët synojnë që kuadrati i portës së Realit t’i lihet “në dorë” portierit spanjoll të anglezëve të Manchester Unitedit, David de Gea, me të cilin u ka dështuar transferta në sekondat e fundit të skadencës së periudhës së merkatos së vjetshme.

Sikurse shkruan gazeta “Mirror”, Real Madridi i ka drejtuar një “ultimatum” De Geas, duke i kërkuar që ai të kthejë përgjigje në muajin maj, për të shmangur historinë e dështuar të sezonit të kaluar.
Sigal