Real Madridi përjashtohet nga Kupa e Mbretit

514
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Real Madridi është përjashtuar nga Kupa e Mbretit pasi lojtari Denis Cheryshev, që ishte përzgjedhur në formacion për ndeshjen ndaj Cadizit, ishte i pezulluar.

Rusi Cheryshev ishte titullar në ekipin e “Los Blancos” dhe shënoi golin e parë në fitoren 3:1. Por, futbollisti rus nuk do të duhej të ishte në fushë, pasi ishte i pezulluar që nga edicioni i kaluar kur ishte i huazuar te Villarreali.
Sigal