Real Madridi jep njoftimin e papritur për Sergio Ramos

522
Sigal

Sergio Ramos është dëmtuar në stërvitjen e sotme dhe do të mungojë të hënën kundër Leganes.

Përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, Real Madridi ka bërë të ditur se kapiteni i tyre ka probleme me këmbën e majtë dhe se do të humbasë sfidën e javës së 32-të të La Ligës.

“Pas testeve të kryera gjatë ditës së sotme, lojtari ynë, Sergio Ramos, është diagnostifikuar me dëmtim të shkallës së parë në këmbën e majtë”, shkruan klubi madrilen në sajtin zyrtar.