Real Madrid- Portieri Casillas drejt largimit

459
Sigal

Portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas, ka vendosur qe të largohet nga skuadra kryeqytetase.
Sipas mediave te ndryshme, Casillas ka vendosur që të largohet pasi në klub pritet ardhja e portierit te Manchester United, David De Gea.

Sikurse shkruan gazeta sportive AS, Casillas prej kohesh ka shprehur pakënaqësinë në klubin ku kaloi gjithë karrierën e tij.
Destinacioni i tij i radhës mund të jetë Anglia, ku Arsenali ka shprehur interesim për të.