“Real Madrid nuk nënshkroi me Mbappe për shkak të Ronaldos”

509
Real Madrid e humbi mundësinë për të nënshkruar me Kylian Mbappe përpara se ai të transferohej tek PSG për shkak të prezencës së Cristiano Ronaldos në klub, shprehet Diego Maradona.
Goal.com zbulon se në qershor Real negocioi me Monaco për të nënshkruar me Mbappe, përpara se klubi parizien t’ia “rrëmbente” atyre.
Legjenda e Argjentinës, Maradona ka zbuluar se ai vetë personalisht i kishte thënë presidentit të Realit, Florentino Perez, që të nënshkruante me Mbappe.
Megjithatë, sipas Maradonës, prezenca e Ronaldos në Santiago Bernabeu ishte një nga arsyet kryesore për mos marrjen e talentit francez.
“Për mua, Mbappe është një revolucion në futboll. Pse nuk nënshkruan me të? I thashë Florentinos që të nënshkruante me Mbappe. I thashë kur u takuam me njëri-tjetrin tek Fifa. Dhe përgjigjia e tij ishte: ‘Por…unë kam Cristianon.'”, tha Maradona për As.
Sigal