Real Madrid nuk ndalet, goditja e radhës është ylli i Tottenham

146

Dëri tani është “mbret” I merkatos, por Real Madrid nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Pasi zyrtarizoi blerjet e mëdha të Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy dhe Rodrygo, klubi madrilen është gati të bëjë një tjetër goditje. Bëhet fjalë për Christian Eriksen. Të sigurta për këtë janë mediat angleze, mbi të gjitha “The Sun”. E përditëshmja britanike zbulon edhe detajet e ofertës së parë që Real Madrid ka shtuar në tavolinën e bisedimeve.

2019 04 23t203455z 553428801 Rc1b25baaa30 Rtrmadp 3 Soccer England Tot Brh

Për mesfuoshin danez, “los blancos” janë gati të paguajnë 53 milion euro plus kartonin e Dani Ceballos, që vlerësohet 35 milion euro. Një ofertë bujare, por Tottenham kërkon të përfitojë sa më shumë nga “ylli” i tij dhe për këtë arsye ka marrë kohë. Por, kjo pengesë nuk do të mbajë për një kohë të gjatë, pasi në lojë është dëshira e vetë futbollistit. Pas finales në Champions League, ku londinezët u mundën nga Liverpool, Eriksen doli hapur, duke u shprehur se kërkon të largohet pasi kërkon sfida të reja në karrierën e tij. Në këtë mënyrë, Reali i Madridit ka në dorë një “as” më shumë për të realizuar një tjetër transferim të bujshëm në këtë merkato të verës.