Real Madrid merr avantazhin në Superkupë, Casemiro mposht De Gean

Real Madrid ka kaluar në avantazh në Superkupën e Europës kundër Manchester United në takimin që po luhet në Shkup të Maqedonisë. Në minutën e 24-ër të pjesës së parë pas një krosi preciz të Carvajal, Casemiro ka goditur në brendësi të zonës duke mposhtur De Gea-n.

Duhet parë reagimi i Manchester United i cili nuk kërkon të dorëzohet shpejt për të marrë nofkën e humbësit në trofeun e parë kontinental të seszonit.

Zinedin Zidan- Real Madrid: K.Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Kroos, Benzema, Modriç, Bale, Marcelo, Casemiro, Isco.

Bie në sy se Cristiano Ronaldo nuk do ta nis nga fillimi takimin.

Jose Mourinho – Manchester United: De Gea, Valencia, Lindelof, Smalling, Darmian, Matiç, Ander Herrera, Pogba, Nikhitaryan, Lingard, Lukaku

Në krahun e anglezëve vihet re se trajneri portugez ka zgjedhur të aktivizojë tre blerjet e reja gjatë kësaj merkatoje vere, Lindelof, Matiç dhe Romelu Lukakun.