Real Madrid i trembur nga rasti “Neymar”, kontrata e re e Isco-s parashikon klauzolë largimi 700 mln euro

519
Në merkaton e verës së vitit 2013 Isco u largua nga Malaga për t’u bashkuar me Real Madrid por që prej asaj dite spanjolli e ka patur të vështirë për të gjetur një vend titullari. Me ardhjen në drejtim në krye të pankinës “galaktike” Zinedin Zidan e ka aktivizuar më shumë futbollistin duke i besuar në disa raste një rol të veçantë në skuadër. Por pavarësisht kësaj, Real është i bindur se duhet të rinovojë me 25-vjeçarin të cilit i përfundon kontrata në qershor të 2018.
Sipas “AS”, mes klubit dhe futbollistit është gjetur gjuha e përbashkët për një kontratë 4-vjeçare me pagë 6 mln euro në sezon, por ajo që habit më shumë është klauzola e largimit.

“Los Blancos” duke marrë shkas nga transferimi i Neymar te Paris SG për 222 mln euro dhe pamundësinë për të bërë diçka që kishte Barcelona, në kontratë ka parashikuar se çdo klub që dëshiron të blejë futbollistin do t’i duhet të paguajë 700 mln euro nëse nuk ka një marrveshje me Realin.
Sigal