Real Madrid i thotë lamtumirë Kupës së Mbretit dhe tripletës

498
Zinedine Zidane tashmë e di se çfarë do të thotë të humbësh. Pas një viti të jashtëzakonshëm me vetëm 2 humbje, Los Blancos në dy javë kanë humbur në 2 ndeshje, një përballë Sevilla-s në kampionat dhe përballë Celta Vigo-s në Kupën e Mbretit.
Ndeshja e kthimit ditën e djeshme përfundoi në barazim 2-2, duke kaluar automatikisht Celta-n në përballjen e radhës për Kupën. Kështu Real Madrid i thotë lamtumirë fitimit të Kupës së Mbretit dhe rrjedhimisht tripletës. Reali nuk mundi të shfrytëzojë në maksimum rastet përballë një Celta Vigo që diti të vuajë, por të luajë në mënyrë inteligjente për të qenë me meritë të plotë në gjysmëfinale. Madrilenëve i mbeti vetëm të këshillohen me përmirësimin e imazhit të tyre që lanë në ndeshjen e parë.
Goli i parë në takim erdhi nga mbrojtësi i Realit, Danilo, i cili shënoi në portën e tij dhe ‘Mbretërit’ shkuan në pushim me disavantazh 1-0. Në minutën e 62-të shënoi Cristiano Ronaldo, i cili barazoi rezultatin me një gol të bukur nga gjuajta e lirë. Mesfushori Daniel Wass shënoi në minutën e 85-të dhe riktheu epërsinë e vendasve dhe kështu e bëri edhe më të vështirë situatën për Los Blancos. Në minutën e 90-të shënoi Lucas pas një asisti nga Karim Benzema, por ky gol nuk mjaftoi që Reali të vazhdojë më tutje.
Sigal