Real Madrid e ka seriozisht, vjen oferta e çmendur për Neymar

276

“El Clasico” i parë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit po luhet që në gusht. Dy rivalët e përjetshëm janë në një garë të fortë në merkato për të siguruar shërbimet e Neymar. Ai që u duk vetëm si një “scoop” mediatik, tashmë është kthyer në realitet, pasi klubi madrilen e ka seriozisht.

Konfirmimi vjen nga mediat iberike, të cilat zbulojnë një ofertë të çmendur të Florentino Perez në drejtim të futbollistit brazilian. Numri një I klubit “los blancos” është gati të paguajë Neymar 40 milion euro në sezon. Një shifër që ka tronditur sulmuesin dhe dëshirën e tij për të luajtur sërish me Barcelonën.