Real Madrid dhe Barcelona, klubet më të pasur në botë

716
Sigal

 “Los Blankos” kanë fituar 675 milionë dollarë dhe tani klubi vlen në treg 3,44 miliardë dollarë

Reali i Madridit dhe Barcelona kanë klubet më të shtrenjta në botën e futbollit. Ky është vlerësimi i bërë i nga revista e specializuar amerikane “Forbes”. Kjo është hera e parë që, dy klube spanjolle udhëheqin në vazhdimësi renditjen. “Los Blankos” regjistruan një të ardhur prej 675 milionë dollarësh gjatë sezonit 2012-2013, shuma më e madhe për një ekip në historinë e sportit në përgjithësi, ndërkohë që vlera e klubit ka arritur në 3,44 miliard dollarë, 4 për qind më shumë se një vit më parë. Barcelona gjendet menjëherë pas Realit, në vendin e dytë, me një të ardhur prej 627 milionë dollarësh, ndërkohë që vlera e klubit shkon në 3.2 miliardë dollarë, ose 23 për qind më shumë se një sezon më parë. Fitimet kryesore për Realin e Madridit erdhën sezonin e kaluar nga nënshkrimet e marrëveshjeve me sponsorë të tillë si Adidas (52 milionë dollarë) dhe “Emirates Airline” (39 milionë dollarë). Barcelona, gjithashtu, nënshkroi kontratë të shkëlqyera me Katarin (45 milionë dollarë në një vit) dhe “Nike” (44 milionë dollarë). Mançester Junaitid renditet në vendin e tretë, me një vlerë prej 2,8 miliardë dollarësh në treg, por ajo regjistroi një rënie prej 11 për qind për shkak të dështimit në Premier Ligë dhe Ligën e Kampioneve. Junaitid ka një marrëveshje me kompaninë “Shevrolet” në shumë e 559 milionë dollarëve për shtatë vjet, e cila kompenson humbjet e shkaktuara si rezultat i daljes së hershme nga Liga e Kampioneve. Menjëherë pas Junaitid ndodhet Bajerni i Munihut, me ish-kampionët e Europës që e kanë rritur vlerën e tyre me 41%, dhe tani vlera e klubit shkon në 1.85 miliard dollarë. Dy nga klubet e reja që prezantohen në Top 20 të botës së futbollit janë Paris Zhërmeni, që ndodhet në vendin e 15-të me një të ardhur prej 415 milionë dollarë dhe Gallatasaraj (i 16-ti), me një vlerë prej 347 milionë dollarë.

RENDITJA E KLUBEVE

(TË ARDHURAT NË

SEZONIN 2012-2013)

1. Real Madrid

Vlera: 3,44 miliardë dollarë.

Të ardhurat: 675 milionë dollarë

2. Barcelona

Vlera: 3,2 miliardë dollarë.

Të ardhurat: 627 milionë dollarë

3. Mançester Junaitid

Vlera: 2,81 miliardë dollarë.

Të ardhurat: 551 milionë dollarë

4. Bajern Munih

Vlera: 1,85 miliardë dollarë.

Të ardhurat: 561 milionë dollarë

5. Arsenal

Vlera: 1,33 miliardë dollarë.

Të ardhurat: 370 milionë dollarë

6. Çelësi

Vlera: 868 milionë dollarë.

Të ardhurat: 394 milionë dollarë

7. Mançester Siti

Vlera: 863 milionë dollarë.

Të ardhurat: 411 milionë dollarë

8. Milan

Vlera: 856 milionë dollarë.

Të ardhurat: 343 milionë dollarë

9. Juventus

Vlera: 850 milionë dollarë.

Të ardhurat: 354 milionë dollarë

10. Liverpul

Vlera: 691 milionë dollarë.

Të ardhurat: 313 milionë dollarë

Ronaldo, lojtari më i paguar në botë

 Kristiano Ronaldo është lojtari që ka fituar më shumë në vitin 2013. Ylli i Reali të Madridit ka fituar 73 milionë dollarë, të cilat vijnë nga pagesa, bonuset dhe sponsorizimeve. 49 milionë dollarë Ronaldo i ka marrë në fushë, pra pagë dhe bonuse. Portugezi shënoi 62 gola në 52 ndeshje për klubin dhe vendin e  tij, duke u bërë kështu lojtari më i shpejtë i Realit që arrin kuotën e 200 golave. Ronaldo nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me një vlerë rekord prej 206 milionë dollarë. Lojtari i dytë më i paguar është Lionel Mesi, me 65 milionë dollarë, ku 42 milionë dollarë vijnë nga paga dhe bonuset, ndërsa pjesa tjetër nga sponsorizimi. Mesi është lojtarë që ka shënuar më shumë për Barcelonën, 371 gola. Midis 20 lojtarëve më të paguar është dhe Garet Bejl, i 6-ti në listë ndërkohë që i 20-ti është Luis Suarez i Liverpulit.

  Zemërimi i Mesit: “Boll me gënjeshtra!”

 Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, iu përgjigj kritikave në lidhje me aftësitë e tij, duke thënë se për ‘të ishin thënë shumë gënjeshtra. “Gjatë këtij viti u thanë shumë gjëra mbi mua, por që të gjitha ishin gënjeshtra. Tani jemi më mirë se disa javë më parë”. Argjentinasi tha se, katalanasit kanë ende shanse për ta fituar kampionatin për të dytin vit rresht. “Çdo gjë varet nga ne. Ne kemi mundësi ta fitojmë kampionatin. Ne duhet të rritemi dhe jo ta lemë mundësinë të na shpëtojë nga dora”.

 Yjet e Hykës

Jahmir Hyka u vlerësua si lojtari i tretë më i mirë i ndeshjes Bazel-Lucern (3-1), apo me yllin e tretë siç përdoret në futbollin zviceran. Portali Sport.ch shkruan: “Bëri një nga ndeshjet e tij më të mira në këtë sezon. Dhuroi gjëra speciale”.

 Ofertat e Gashit

Shkëlzen Gashi, futbollisti i momentit ne kampionatin zviceran, është vënë nën “lupën” e skuadrave të Serisë A. Pas interesimit të gjermanëve të Borusias së Mënshengladbahut, sipas Infoticker.ch, janë Torino e Lacios që interesohen për sulmuesin e Kombëtares.

Mbrojtësi 36-vjeçar ka fituar 21 trofe në karrierë, midis tyre gjashtë tituj kampion

 Elvis Sina, 90 minutat e fundit e ikonës së Tiranës 

 Elvis Sina, një nga lojtarët më të shquar të kampionatit shqiptar, do të zhvillojë të shtunën ndaj Besës, 90 minutat e tij të fundit në futbollin e luajtur. “Pistoni” bardheblu, tashmë 36 vjeç do të varë “këpucët në gozhdë”. Mbyllet kështu karriera brilante e veteranit dhe kapitenit bardheblu. Elivs Sina është lojtari me më shumë në aktivitet duke fituar plot 21 trofe në karrierën e tij të gjatë të nisur që në vitin 1996. 6 tituj kampion të fituar me Tironën, 7 Kupa të Shqipërisë, dhe 8 Superkupa, njëra prej të cilave me fanellën e Dinamos, zbukurojnë “muzeun” personal të Sinës, që gjithashtu regjistron edhe 5 ndeshje me përfaqësuesen Shqiptare. Në karrierën e tij të gjatë, Sina ka provuar të luajë për një sezon me Elbasanin dhe më vonë për një sezon me Dinamon, ku në debutim arriti të fitonte Superkupën e Shqipërisë. Lojtari që ka luajtur rreth 500 ndeshje në futbollin shqiptar do t’i japë fund karrierës së tij në “Qemal Stafa” ndaj Besës në sfidën e fundit të kampionatit. Pritet që klubi i Tiranës në bashkëpunim me tifozët të organizojë për kapitenin dhe njeriun i cili ka veshur në mbi 400 ndeshje fanellën bardheblu një festë surprizë në përfundim të takimit.

 Renditja e FIFA-s, Shqipëria në vendnumëro

 Shqipëria ruajti vendin e 70-të në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, ashtu si dhe në muajin prill, kjo për shkak se kanë munguar aktivitetet në rang kombëtaresh në muajin e fundit. Kuqezinjtë mbeten në vendin e 70-të me 486 pikë. Në  fillim të muajit qershor, në prag të botërorit të Brazilit, do të zhvillohen shumë ndeshje miqësore, rezultatet e të cilave do të reflektohen edhe në renditjen e FIFA-s. Sa u përket 10 skuadra më të mira në botë, top-lista vijon të kryesohet nga Spanja e cila ka grumbulluar 1460 pikë më pas vijnë Gjermania dhe Portugalia.

  Viti i Ri Rom, festohet me futboll

 Një turne i veçantë! Katër ekipe të komunitetit rom janë përballur midis tyre në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamzë, për të festuar Vitin e Ri të romëve. Ky aktivitet interesant, i titulluar “Viti i Ri i Romëve, festohet me futboll” u organizua nga shoqata “One Terrene Internacional” dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Katër ekipe të komunitetit rom, janë ndarë në dy grupmosha, për fëmijë dhe për të rritur, duke zhvilluar dy ndeshje midis njeri-tjetrit. Këto takime janë drejtuar nga gjyqtarë të FSHF-së. Në fund u shpërndare kupat për fituesit, të cilat u dorëzuan nga përfaqësuesi i FSHF-së, Millan Baçi.